Your Life

18 gjëra që njerëzit e fortë mendërisht i bëjnë gjithmonë

screen-shot-2016-09-16-at-15-09-25

  1. Ata vazhdojnë përpara. Nuk harxhojnë duke ndjerë keqardhje për veten.
  2. Ruajnë kontrollin. Nuk heqin dorë nga fuqia që kanë.
  3. Përqafojnë ndryshimin. Ata i mirëpresin sfidat.
  4. Qëndrojnë të lumtur. Ata nuk ankohen. Nuk harxhojnë energji me gjëra mbi të cilat s’kanë kontroll.
  5. Ata kanë mirësi, janë të drejtë, dhe nuk kanë frikë të flasin. Nuk shqetësohen se si të kënaqin të tjerët.
  6. Janë të gatshëm të ndërmarrin risqe të llogaritur. Peshojnë risqet dhe përfitimet para se të veprojnë.
  7. E investojnë energjinë në të tashmen. Nuk mbesin në të kaluarën.
  8. Pranojnë përgjegjësi të plotë për sjelljen e tyre në të shkuarën. Nuk përsërisin vazhdimisht të njëjtin gabim.
  9. Ata festojnë sukseset e të tjerëve. Nuk u vjen keq për këtë sukses.
  10. Janë të gatshëm të dështojnë. Nuk heqin dorë pasi dështojnë. E shohin cdo dështim si një shans për t’u përmirësuar.
  11. E shijojnë kohën kur janë vetëm. Nuk kanë frikë nga vetmia.
  12. Janë të përgatitur që të punojnë dhe të kenë sukses me meritën e tyre. Nuk mendojnë se bota u ka ndonjë borxh.
  13. Kanë qëndrueshmëri. Ata nuk presin rezultate të menjëhershme.
  14. I vlerësojnë herë pas here gjërat bazë ku besojnë dhe i modifikojnë kur nevojitet.
  15. E shpenzojnë mencurisht energjinë mendore. Nuk harxhojnë kohë me mendime joproduktive.
  16. Mendojnë me produktivitet. I zëvendësojnë mendimet negative, me mendime produktive.
  17. E tolerojnë parehatinë. I pranojnë ndjenjat e tyre, pa u kontrolluar prej tyre.
  18. Reflektojnë përditë për progresin që bëjnë. Marrin kohë për të konsideruar atë që kanë arritur dhe ku po shkojnë. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button