Analiza

20 plane për sulme terroriste mbi Perëndimin. Mund të sulmohet Anglia

mi5Drejtori i Përgjithshmëm i Shërbimit sekret britanik MI5, Andrew Parker tha se janë planifikuar rreth 20 sulme mbi Perëndimin, të regjistruara 14 muajt e fundit.
Shefi i MI5 paralajmëroi se Al Kaeda po planifikon sulme “spektakolare” kundër Britanisë.
Parker tha se është pothuajse i pashmangshëm një sulm kundër Britanisë, herët ose vonë.
Në një fjalim të rrallë publik,  shefi i MI5  paralajmëroi: “Edhe pse ne përpiqemi maksimalsht me partnerët tanë tanë, ne e dimë që s’mund të shpresojmë për të ndaluar çdo gjë”.
Kjo është hera e dytë që Andrew Parker flet publikisht, pasi ka marrë detyrën për këtë post në vitin 2013, ku paralajmëroi se Britania rrezikon të përballet me një varg  “komplotesh komplekse dhe ambicioze” kundër rrjeteve të transportit dhe monumenteve kryesore.
Zyrtarët thonë se po mbajnë nën vëzhgim 600 Britanikë që kanë udhëtuar drejt Sirisë, ku 300 prej tyre tani janë kthyer në shtëpi.
Ky paralajmërim vjen pasi 88.000 policë francez janë prej 3 ditësh në ndjekje të të dyshuarëve për sulmin e bërë në revistën Charlie Hebdo, ku mbetën të vrarë 12 persona./j.h

Leave a Reply

Back to top button