Horizonti.al

2018, viti kur kilogrami u ripërcaktua në termat e konstantes së Plankut

Në nëntor, shkencëtarët nga e gjithë bota u takuan në Konferencën e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat në Versajë të Francës, dhe votuan pro ndryshimit të përkufizimit të 1 kilogrami, duke e lidhur atë me konstanten e Plankut, një koncept universal, themelor në mekanikën kuantike.

Derisa ndryshimi të hyjë në fuqi në majin e vitit 2109, kilogrami ka një përkufizim shumë të thjeshtë:Është masa e një cope përzierje të platinit dhe iridiumit, e quajtur “Big K”, dhe kjo u vendos në Byronë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave në Sevrë të Francës në vitin 1889.

Por ai objekt është i papërsosur. Ai mund të humbasë ose të vidhet.

Madje ka dëshmi, se janë humbur disa masa gjatë viteve. Kilogrami, është njësia standarde e botës mbi sasinë, e pranuar universalisht, madje edhe në Shtetet e Bashkuara. Duke e bazuar përcaktimin e saj tek një forcë universale të natyrës, ne e bëjmë atë të përhershme, madje  qiellore. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button