30 shprehje brilante nga Fjodor Dostojevski, që do jua çlirojnë mendjen

Fjodor Dostojevski

Ka shkrimtarë që tregojnë histori dhe ka shkrimtarë që zbresin në thellësitë më të errëta të shpirtit njerëzor. Fjodor Dostojevski ishte nga ata të dytët. Ai nuk shkroi për të zbavitur, por për të tronditur ndërgjegjen, për të zhveshur iluzionet dhe për ta vendosur njeriun përballë vetes. Në faqet e tij, faji, vuajtja, besimi, liria dhe dashuria nuk janë thjesht tema, janë beteja të brendshme që secili prej nesh i njeh, por rrallë guxon t’i përballë.

Shprehjet e tij nuk janë citate për t’u lexuar shpejt e për t’u harruar. Ato janë thirrje për reflektim, dritare drejt mendimit të thellë dhe pasqyra ku shohim dobësitë, frikërat dhe madhështinë tonë.

Fjalët e Fjodor Dostojevski-t mbeten një kujtesë e fuqishme se njeriu është një mister, dhe se çlirimi i mendjes fillon pikërisht nga përballja me të vërtetën brenda vetes.

Fjodor Dostojevski është një prej shkrimtarëve më të famshëm në letërsinë botërore. Veprat e tij madhështore ngrejnë mjeshtërisht pikëpyetje mbi tema të rëndësishme të jetës dhe vdekjes.

Më poshtë janë thëniet më të urta të këtij shkrimtari. Me siguri do të ofrojnë shumë “ushqim për mendjen”.

Fjodor Dostojevski, thëniet më të bukura

  1. “Njeriu është një mister. Duhet ta zgjidhësh; dhe nëse e kalon gjithë jetën duke e zgjidhur, mos thuaj se ke humbur kohë.”
  2. “Sekreti i ekzistencës njerëzore nuk qëndron vetëm në të jetuarit, por në të diturit për çfarë jeton.”
  3. Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.
  4. Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.
  5. Në mendjen e gjithësecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamudnur të kthehesh mbrapa.
  6. Lumturia nuk qëndron në vetë lumturinë, por në arritjen e saj.
  7. “Të duash dikë do të thotë ta shohësh ashtu siç e ka ëndërruar Zoti.”
  8. Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.
  9. Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes.
  10. Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.
  11. Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.
  12. Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person. Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë.
  13. Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.
  14. Një person mund të jetë i mencur, por që të veprojë mencurisht, vetëm inteligjenca nuk mjafton.
  15. Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.
  16. Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.
  17. Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd.
  18. Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe nga një libër.
  19. Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
  20. Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.
  21. Edhe një njeri që i ka duart e lidhura mund të bëjë shumë mirë, nëse do.
  22. Bukuria do ta shpëtojë botën.
  23. Njerëzit flasin ndonjëherë me një mizori kafshërore, por kjo është një padrejtësi e madhe dhe fyerje për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, kaq artistikisht mizore.
  24. Të rriturit nuk e dinë që një fëmijë mund të japë këshilla jashtëzakonisht të mira, edhe në rastet më të vështira.
  25. “Forca e një populli nuk qëndron në pasurinë e tij, por në shpirtin e tij.”
  26. “Njeriu është i prirur të numërojë hallet e tij, por jo gëzimet.”
  27. Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët që jeni ndjerë të fyer; mund të përfundoni duke mos lënë asnjë hapësirë për momentet e mrekullueshme që keni përjetuar.
  28. Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.
  29. “Të jetosh pa shpresë do të thotë të pushosh së jetuari.”
  30. “Sa më shumë e dua njerëzimin në përgjithësi, aq më pak i dua njerëzit në veçanti.” /bota.al

Leave a Reply

Back to top button