Histori

24 nëntor 1859 / Dita kur u sfidua Bibla

Seria: 100 ditët që ndryshuan historinë

Screen Shot 2016-03-08 at 09.35.48

“Eshtë sikur të kemi kryer një vrasje”, do të shkruante shkurt Charles Darvini përpara botimit të “Origjinës së Specieve” – një libër që shastis botën kur botohet në 1859. Armët e Darvinit janë teza shkencore – dhe viktimë e tij nuk është askush tjetër vec vetë Zotit. Darvini e mban të fshehtë veprën e tij për më shumë se 20 vite, duke zgjedhur ta botojë vetëm kur të ketë prova të mjaftueshme racionale. Dhe sigurisht që i ka: ndërkohë që Kisha ende predikon idenë se të gjithë qeniet njerëzore janë krijim i Zotit dhe qeniet njerëzore nuk kanë lidhje me kafshët, teoria e Darvinit për evolucionin flet për krijimin e specieve përmes mutacioneve dhe përzgjedhjes natyrore, ndërkohë që vë theksin në lidhjen e njerëzve me majmunët. Darvini zhvesh fenë nga autoriteti i saj në një prej pyetjeve më të rëndësishme: nga vijnë njerëzit – dhe ku do të shkojnë?/bota.al

Leave a Reply

Back to top button