Psikologji

3 Këshilla nga Beyonce

“Pas lindjes së fëmijës tim, u sforcova shumë për të rimarrë në kontroll trupin dhe shëndetin tim. Isha një nënë tashmë, duhet të ndryshoja zakonet e mia dhe të ndërtoja një shembull për vajzën time, prandaj vendosa të këshillohem te një mjek i mirë,” thotë Beyonce.  Ja cfarë  këshillon ajo  për njerëzit që duan të bien në peshë:

 

1. Ndiqni rregullin 80-10-10

Një dietë e bazuar në ushqime bimore, duhet të përfshijë dhe karbohidratet komplekse dhe lëndët ushqyese që gjendet tek frutat apo perimet, si dhe burime proteinash. Kur hahen perime, kaloritë nuk janë më një mani. Për një dietë të shëndetshme, përbërja duhet të jetë 80% karbohidrate, 10% yndyrë dhe 10% proteina.

2. 30 minuta në ditë ushtrime

Ngrënia e perimeve do të riprogramojë trupin dhe organizmin tuaj. Ushtrimet fizike do të garantojë një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit. Ushqimi dhe ushtrimet janë gjërat bazë për stil jete të shëndetshëm. Atributi i shëndetit të mirë, i jepet 75% dietës dhe 25% ushtrimeve.

3. Pini ujë

Uji është gjëja më e mirë. Çajrat pa sheqer gjithashtu janë të shkëlqyera. Mund të përdorni edhe ujë me limon. Hiqni dorë nga pijet e gazuara, shmangni limonatat e pijet me sheqer. Edhe pijet alkoolike përmbajnë kalori boshe, që sabotojnë përpjekjet tuaja në zbatimin e programit. Rregulli “tetë gota ujë në ditë” nuk duhet harruar.

Leave a Reply

Back to top button