Që nga fëmijëria, na kanë mësuar të respektojmë të tjerët për të fituar respektine tyre. Por gjithcka shkon keq, nëse keni lënë pas dore rëndësinë e respektimit të vetes suaj. Respekti për veten është themelor për një person të shëndetshëm e të lumtur. Të kesh respekt për veten nuk do të thotë të jesh narcisist ose të kesh një ndjenjë egoiste të superioritetit. Ka më shumë të bëjë me të dashurit, të besuarit të vetes dhe të bërit të zgjedhjeve, duke ndjekur shtigje që të bëjnë të lumtur. Mungesa e respektit për veten të mbush me emocione të ankthit, keqardhjes, dhe neglizhencës ndaj vetes, gjë e cila shpie drejt një skepticizmi të fortë, ndaj vetes dhe vendimeve që merr. Nuk është e thënë të jeni fëmija më i zgjuar në klasën tuaj, ose një milioner, që të keni respekt për veten. Ndiqni këta hapa të thjeshtë për të fituar më shumë vetëvlerësim, gjë që do jua ndryshojë jetën përgjithmonë.
1. Prano gjërat që nuk mund të ndryshosh
Ne gjithmonë kemi prirjen të tërhiqemi nga ideja që mund të jemi më mirë. Por ka disa gjëra që ju nuk mund t’i ndryshoni, disa cilësi të caktuara fizike për shembull. Pra, në vend të qani mbi atë gjë për pjesën tjetër të jetës, pranojeni që nuk mund të ndryshohet dhe mësoni të largoni fokusin nga ajo gjë e ‘pashmangshme’ në jetën tuaj.
2. Puno për gjërat që MUND t’i ndryshosh
Zvarritja, ose frika, shpesh herë shfaqen kur ju përpiqeni të ndryshoni një herë e përgjithmonë. Kapërcejini pengesat dhe sillni ndryshimin që doni të shihni tek vetja. Ndihmon për t’u bërë më të pëlqyeshëm në sytë tuaj, dhe si pasojë rrit respektin për veten.
3. Mos ji shumë i ashpër me veten
Kujdes nga ato që i thua vetes: pasqyron shumë atë që mendon për veten. Fol me veten sikur të jesh duke folur me dikë që e do, dhe zëvendësoji fjalitë pesimiste si “Mendoj se nuk e bëj dot”, me fjali optimiste si “Po, mund ta bëj!” Prirja drejt pozitivitetit do të bëjë mrekullira në rritjen e vetëvlerësimit, bashkë me respektin për veten.
Këta hapa shumë të thjeshtë por edhe shumë të efektshëm, do ju ndihmojnë për të bërë hapin e madh nga mungesa e vlerësimit për veten, tek respekti i pashembullt; sepse nëse nuk e respektoni veten, as bota nuk do ju respektojë. /bota.al