Teknologji

40 vjet Microsoft! Mesazhi i Bill Gates

Krenarë për rolin tonë në revolucionin e kompjuterëve. Por sot, unë po mendoj më shumë për të ardhmen e Microsoft-it. Sepse industria e kompjuterit do të zhvillohet më shpejt në 10 vitet e ardhshëm, se në gjithë historinë

Screen Shot 2015-04-05 at 11.09.37

Eshtë një ditë e veçantë: Përvjetori i 40-të i krijimit të Microsoft-it.

Në krye të herës, Paul Allen dhe unë i vumë vetes objektivin për të vendosur një kompjuter në çdo tryezë pune dhe në çdo shtëpi. Ishte një ide e guximshme dhe shumë njerëz mendonin që ne ishim të marrë, që imagjinonim se diçka e tillë mund të ishte e mundshme. Eshtë e mrekullueshme të mendosh se larg ka shkuar bota e kompjuterit që atëherë, dhe të gjithë ne mund të jemi krenarë për rolin që Microsoft-i ka luajtur në këtë revolucion.

Por sot, unë po mendoj më shumë për të ardhmen e Microsoft-it, se sa për të kaluarën e tij. Unë besoj se industria e kompjuterit do të zhvillohet më shpejt në 10 vitet e ardhshëm, se sa ka bërë në të gjithë historinë e saj. Ne jetojmë tashmë në një botë me shumë platforma, dhe kompjuteri do të bëhet edhe më shumë depërtues. Ne po i afrohemi pikës ku kompjuterët dhe robotët do të jenë në gjendje të shohin, lëvizin dhe ndërveprojnë në mënyrë të natyrshme, duke çkyçur kështu shumë zbatime të reja dhe duke i fuqizuar edhe më shumë njerëzit.

Nën udhëheqjen e Satyas, Microsofti është në një pozicion më të mirë se kurrë për të udhëhequr këta përparime. Ne kemi burimet për të zgjidhur probleme të vështirë. Ne jemi të angazhuar në çdo aspekt të informatikës moderne dhe kemi përkushtimin më të thellë për të bërë kërkime në këtë industri. Në rolin tim si këshilltar teknik i Satyas, kam shansin t’u bashkohem vlerësimeve që u bëhen produkteve dhe jam i impresionuar prej vizionit dhe talentit që shoh. Rezultati është i dukshëm tek produkte si Cortana, Skype Translator dhe HoloLens – dhe këta janë vetëm disa prej risive të shumta që po vijnë. 

Në vitet e ardhshëm, Microsofti ka shansin të mbërrijë tek më shumë njerëz dhe organizata përreth botës. Teknologjia është ende e paarritshme për shumë njerëz, për arsye se është e ndërlikuar ose e kushtueshme, ose sepse thjeshtë ata nuk kanë qasje. Kështu që unë shpresoj se ju do të mendoni për të gjetur rrugë për ta bërë fuqinë e teknologjisë të mundshme për këdo, për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin, dhe për ta bërë PC-në të disponueshëm kudo.

Së bashku kemi arritur shumë gjatë 40 viteve të parë dhe kemi fuqizuar shumë biznese dhe njerëz, që këta të arrinin potencialin e tyre të plotë. Por tani rëndësi ka ajo që do të bëjmë. Faleminderit që keni ndihmuar për ta bërë MIcrosoftin një kompani fantastike sot dhe për dekadat që do të vijnë.

Përkthimi: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button