Shendeti

5 arsyet se pse zgjohesh gjithnjë në të njëjtin orar gjatë natës

Zgjohesh shpesh gjatë natës? Ndoshta ke shumë mendime që po të kalojnë nëpër mendje, ndoshta ke ngrënë shumë ose ke pirë tepër kafe, ose kjo gjë varet nga energjia jote. Po, sipas mjekësisë popullore kineze, zgjimi në të njëjtin orar gjatë natës ka të bëjë me ndryshimet energjitike.

Nga ora 21:00 deri në 23:00.

Nëse nuk jeni në gjendje të flini në këto orare, kjo është pasojë e stresit dhe shqetësimeve të përditshme. Mendimet jua pushtojnë mendjen dhe jua largojnë gjumin. Provoni të meditoni pak përgjatë ditës dhe do të ndiheni më mirë.

Nga ora 23 deri në orën 1.

Kjo periudhë është e lidhur me mërzitjen. Energjia juaj pozitive bllokohet sepse mund të jeni të mërzitur me veten, ose me të tjerët. Mund të zhgënjehesh nga ndonjë person i dashur, por provo t’i falësh dhe gjumi do të të vijë më lehtë në këtë orar.

Nga ora 1 deri në orën 3.

Këto orë janë të lidhura me ndjesitë e ndryshme negative. Flitet këtu për inatin, ankthin dhe ndjesinë e fajit. Nisni të mendoni vetë për gjëra pozitive dhe keni për t’u ndjerë më mirë.

Nga ora 3 deri në orën 5.

Kjo periudhë është e lidhur me mushkëritë. Gjatë këtyre orëve mushkëritë përshtaten për gjithë ditën që pason, pasi gjatë natës kryejnë një punë më të vogël. Trupi në këtë orar duhet të jetë i relaksuar, pasi nëse zgjohesh, mund të kesh probleme me rregullimin e tensionit të gjakut përgjatë ditës.

Nga ora 5 deri në orën 7.

Zgjimi në këto orë tregon se diçka nuk po ju pëlqen në jetën tuaj. Përpiquni të qetësoheni, të mendoni në mënyrë pozitive dhe të përpiqeni të bëni plane për të ndryshuar gjërat që nuk ju pëlqejnë në jetën tuaj. Gjithçka varet nga ju për të ndryshuar.

Leave a Reply

Back to top button