Your Life

5 këshilla për t’i bërë njerëzit të besojnë të vërtetën, pa patur nevojë për prova

Screen Shot 2016-08-07 at 20.23.55

1. Vetëbesimi

Para se të bëni të tjerët të besojnë tek ju, është më e rëndësishme që ju të besoni në veten tuaj, përndryshe është e pamundur që njerëzit e tjerë të fillojnë të besojnë në ju. Mos e humbni fillin kur jeni duke folur, ose njerëzit do të mendojnë se nuk jeni të sigurt, e kështu, si mund të besojnë në atë që po u thoni?

2. Kontakti sy më sy

Kontakti me sy është një mjet shumë i fuqishëm. Kontakti me sy mund të vendosë nëse ju jeni duke gënjyer, apo duke thënë të vërtetën. Kur jeni duke thënë të vërtetën, do të bëni me siguri kontakt me sy. Eshtë e vështirë të bësh një kontakt të mirë me sy. Por në qoftë se e mësoni atë aftësi, njerëzit do t’ju besojnë gjithnjë e më kollaj. Sigurisht, nuk mjafton vetëm t’i bëni të besojnë, duhet që edhe të jetë e vërtetë.

3. Gjuha e trupit

Ju e njihni shumë mirë rëndësinë e gjuhës së trupit në jetën tuaj të përditshme. Por ajo është më e rëndësishme kur ju doni t’u përcillni diçka të tjerëve. Dora, apo lëvizjet e këmbës tuaj do të vendosin mbi vërtetësinë e asaj që thoni. Pra, sigurohuni që të jenë të forta dhe të mos hezitoni , apo lëkundeni, ndërsa jeni duke folur.

4. Mos ekzagjeroni, kur dikush ju pyet

Në përgjithësi ne mërzitemi, kur dikush vë në dyshim të vërtetën që u themi. Dhe kur ne u  tregojmë zemërimin tonë, duke ekzagjeruar dhe duke u dhënë atyre hollësi për çdo gjë, kjo e bën personin që kemi përballë të mendojë, se tashmë po sajojmë një histori, për të provuar që kemi të drejtë. Pra, jini të qetë dhe përpiquni që të provno pafajësinë tuaj, kjo do e bëjë personin përballë që t’ju besojë më shumë.

5. Më e rëndësishmja: Thoni të vërtetën!

Sigurisht që kjo është këshilla më e rëndësishme, sepse nëse gënjeni, një person mund t’ju besojë këtë herë, por nuk do ta bëjë kurrë më në jetë, ndonëse mund të thoni të vërtetën më vonë. Në jetë, asgjë nuk është më e rëndësishme se vërtetësia. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button