ShendetiShkence

5 mënyra se si klima ndikon në trupin tuaj

Që nga gjinia e të palindurve, tek pritshmëria e jetës, nga dhimbjet e kockave tek dhimbja e kokës: pesë situata, në të cilat shëndeti mund të lidhet me kushtet meteorologjike

Që moti ka pasoja mbi trupin tonë, ky fakt është i njohur: mjaft të vërejmë efektet anësorë të pakënaqshëm të një dite me të nxehtë të tmerrshëm. Por ekzistojnë edhe pasoja të tjera të provuara shkencërisht, të ndikimit të klimës në shëndetin tonë? Ja kërkimet më të fundit për këtë temë.

1 reuma

SHIU RRIT REUMMATIZMEN (NDOSHTA). Shumë prej atyre që janë pak më të “rritur” duhet ta kenë provuar: duket se shirat rrisin simptomat e artritit reumatoid. POr a është e vërtetë? Jo, sipas një rishikimi të 9 studimeve shkencorë publikuar në 2011. Në bazë të studimit, kush vuan nga reumatizma, në ditët me shi është më i prirur të ankohet: prej kësaj buron edhe kjo lidhje. Megjithatë, studime të tjerë tregojnë ekzaktësisht të kundërtën, dhe konfirmojnë lidhjen mes lagështisë dhe rritjes së dhimbjeve. Në origjinë të konfuzionit ndoshta është vështirësia e kontrollit të kushteve të tjera (veshja e pacientëve, qëndrimi në ambient të hapur etj).

2. dhembje kokeTRYSNIA E ULET SHKAKTON DHEMBJE KOKE? Kur barometri tregon se trysnia atmosferike bie, shitja e ilaçeve për dhimbjen e kokës pëson rritje: e ka demonstruar Kazuhito Kimoto, studiues i Universitetit Mjekësor në Dokkyo, Japoni, i cili u ka kërkuar 28 personave me dhimbje të shpeshta koke që të mbajnë një ditar. Rezultatet u krahasuan me kushtet e regjistruar nga stacionet meteorologjikë, dhe u gjet një lidhje mes trysnisë së ulët dhe dhimbjes së kokës. Trysnia e ulët mund të shkaktojë shqetësime në sistemin vestibular (aparati që ndodhet prapa veshit të brendshëm që na mban ekuilibrin), duke shkaktuar marramendje dhe migrenë.

3 atakuNE DIMER RRITET RREZIKU I INFARKTIT. Bashkë me gripin dhe ftohjen, sezoni i ftohtë mund të sjellë një rritje të ndjeshme të rrezikut të atakut në zemër: në bazë të një studimi kinez botuar në shkurt 2015, numri i vdekjeve nga infarkti në dimër është më shumë se 40% më i lartë se sa i atyre të rregjistruara në pranverë dhe verë. Askush nuk e di arsyen e saktë, por një prej hipotezave është që i ftohti rrit presionin e gjakut, dhe bashkë me të edhe rrezikun e atakut në zemër.

4 meshkujSA ME NXEHTE, AQ ME SHUME FEMIJE MESHKUJ. Tek disa kafshë, temperaturat e mjedisit mund të përcaktojnë gjininë e të palindurve. Në masë të ndryshme kjo ndryshon nga një rajon në tjetrin, por ndodh edhe tek nejrëzit: një studim i Universitetit të Kalifornisë, botuar në vitin 2007 ka demonstruar se në vendet e hemisferës jugore, është më e mundur që meshkujt të lindin në vite kur klima është vecanërisht e butë, se sa në kohë të ftohtë. Një tjetër studim historik ka nxjerrë në pah një përqindje më të lartë të femrave të lindura 9 muaj pas një përkeqësimi drastik të smogut në Londër, në vitin 1952. Në origjinë të këtyre dukurive mund të jetë fakti që temperaturat ndikojnë në përqëndrimet e hormoneve dhe cilësinë e spermës. Ose edhe për faktin që fetuset meshkuj janë më delikatë dhe fëmijët meshkuj janë më pak të prirur të riprodhohen nëse kushtet mjedisore nuk janë idealë.

5 rrezetRREZET KOZMIKE NDIKOJNE TEK SHENDETI. Dhe jo vetëm tek ai i astronautëve në mision. Një studim lituanez mbi periudhën 1989-2013 ka demonstruar se vdekjet nga probleme kardiakë dhe infarkte duket se rriten në periudha kur kushtet e motit hapësinor janë ekstreme (si një aktivitet i tepërt diellor me stuhi të mëdha gjeomagnetike). Një tjetër studim ka treguar se si fëmijët e lindur në periudha me aktivitet të lartë diellor kanë një jetëgjatësi më të ulët dhe pjellori më të ulët, në krahasim me ata që kanë lindur në periudha më të qeta. Arsyeja mendohet të jetë degradimi prej rrezeve ultra vjollcë, i acidit folik, i rëndësishëm për zhvillimin e duhur të fetusit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button