Psikologji

5 mënyra të provuara shkencërisht për të qenë më të lumtur…

  1. Pini çaj jeshil.

Sekretet e lashta të çajit jeshil kanë qenë gjithmonë të vlerësuara për cilësitë e tyre qetësuese dhe relaksuese. Kjo fletë e ëmbël e vogël gjithashtu është treguar e vlefshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Një studim i Universitetit publikoi rezultatet shkencore duke treguar se njerëzit që konsumonin çaj jeshil ishin më të relaksuar, të vëmendshëm dhe në një gjendje më të mirë të përgjithshme. Pra, uluni, pini një filxhan çaji jeshil dhe lumturohuni!

  1. Bëni ushtrime fizike.

Ushtrimet çlirojnë proteina dhe endorfina në trup që na bëjnë më të lumtur, duke vepruar si agjent shërues dhe parandalues për depresionin, ankthin, vetëbesimin e ulët dhe shumë psikoza të tjera.

Një studim i botuar nga Instituteti Kombëtar i Shëndetit në Amerikë tregoi se ushtrimet fizike mund të zvogëlojnë ankthin, të përmirësojnë gjendjen shpirtërore, të përmirësojnë funksionin e trurit dhe të ofrojnë shumë përfitime të tjera shëndetësore. Të tjera hulumtime kanë zbuluar gjithashtu se nëse ushtroheni fizikisht për afro 20 minuta do të keni rezultate më të mira në shkollë, në punë, e kudo tjetër për shkak se do të jeni më të përqendruar.

  1. Meditoni.

Studime të shumta shkencore (mbi 200 në vitin 2013) kanë treguar se ka shumë përfitime pozitive në shëndet nga meditimi, duke përfshirë këtu edhe deklaratat e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë që thotë se meditimi është një praktikë e dobishme në jetën e çdokujt prej nësh.

Një studim në veçanti përfshinte neuroshkencëtarët në Universitetin e Harvardit, të cilët kryen një studim që tregon se truri mund të ndryshohet fizikisht me praktikën meditative. Në studim, imazhet anatomike të rezonancës magnetike (MRI) u morën nga 16 pjesëmarrës të shëndetshëm para dhe pasi iu nënshtruan një programi 8-javor të Reduktimit të Stresit të Bazuar në Meditimin. Ky program është një nga praktikat më të gjera të atyre që kërkojnë funksionim më të mirë mendor dhe kontroll emocional.Pas përfundimit të programit, u morën në studim rezultatet e rezonancës  magnetike. Imazhet treguan përqëndrim të rritur të lëndës gri në 4 rajone të trurit, përfshirë hipokampusin dhe cerebelumin, përgjegjës për proceset e mësimit, kujtesës dhe rregullimit emocional! Pjesëmarrësit raportuan të dhëna mbi përmirësimin e përpunimit mendor, bilancin emocional dhe përfitimet e tjera.

Me gjithë këtë mbështetje shkencore, është e lehtë të kuptosh se pse meditimi duhet të njihet menjëherë si një burim për të na bërë më të lumtur nga të gjithë ne.

  1. Fli më tepër.

Gjumi ndihmon trupin të rimëkëmbet, dhe gjithashtu na ndihmon të përqendrohemi e të jemi më produktivë. Rezulton gjithashtu se gjumi është gjithashtu i rëndësishme mbi lumturinë tonë. Në librin e titulluar “Nurture Shock”, autorët Po Bronson dhe Ashley Merryman kujtojnë një studim specifik që zbuloi se njerëzit e privuar nga gjumi dështojnë të kujtojnë kujtime pozitive, si dhe gjithë kohës e ngarkojnë trurin me mendime negative. Në këtë eksperiment, studentët e një gjimnazi që u lanë një natë pa gjumë, morën si udhëzim të mësonin përmendësh një listë fjalësh duke i lidhur me diçka të jetës së tyre. Në fund ata mbanin mend 81% të fjalëve që tregonin pesimizëm dhe vetëm 31% të fjalëve neutrale ose pozitive.

Sa mirë (apo gjatë) që fle, ka një ndikim të fuqishëm mbi mënyrën se si ndjeheni dhe qëndrimin tuaj të përgjithshëm gjatë gjithë ditës. Madje edhe akti i thjeshtë i të shkuarit në shtrat më herët është treguar i vlefshëm për të përmirësuar ndjenjën tuaj të humorit!

  1. Jini sa më shumë mirënjohës.

Kur jeta ju jep një dorë të shëmtuar dhe që duket qartë se nuk do ta fitoni lojën, jini mirënjohës që të paktën jeni në lojë.. Gjithmonë, gjithnjë ka diçka për të qenë mirënjohës, duke nisur nga fakti që je duke jetuar dhe duke marrë frymë, e duke përfunduar me gjithë gjërat e tjera të bukura e veçanta që ka çdokush nga ne në jetën e vet.

Shkenca ka treguar se vetëm duke shkruar atë që ju jeni mirënjohës, humori juaj mund të përmirësohet në mënyrë drastike. Një studim tjetër tregon se duke shprehur mirënjohjen, depresioni mund të ulet dhe lumturia e kënaqësia e përgjithshme në jetën tuaj mund të rriten. Ndaj, sa herë të keni mundësi, mundohuni të shkruani gjërat për të cilat duhet të jeni mirënjohës, si dhe mundohuni t’i shprehni ato sa më shumë me personat që keni pranë. Do të ndiheni shumë më të lumtur më vonë, sado vështirësi të jeni duke kaluar për momentin.

Leave a Reply

Back to top button