Shendeti

5 mënyra të thjeshta për të ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

Statistikat tregojnë se rreth 75 milionë amerikanë vuajnë prej hipertensionit, që mesatarisht do të thotë rreth 1 në 3 amerikanë vuajnë prej kësaj patologjie me risqe të larta për sëmundje të tjera të zemrës dhe infarkt miokardi. Me presion të gjakut kuptojmë presionin, apo forcën që gjaku ushtron në muret e arterieve që çojnë gjakun e pasur me oksigjen nga zemra drejt gjithë organeve të trupit. Normalisht presioni i gjakut arrin në vlerat 80-120 mmHg, i cili varion përgjatë gjithë ditës. Ai kap vlera të ulëta në mëngjes dhe më të lartat gjatë pasdites, kur edhe kryhen më tepër aktivitete. Me hipertension do të kuptojmë rritjen në 140 mmHg të presionit sistolik në tri matje të njëpasnjëshme.

Më poshtë do të lexoni pesë mënyra të thjeshta se si ta ulni në mënyrë natyrale presionin e gjakut, nëse e keni të lartë, por gjithmonë pa i lënë pas dore edhe barnat e lëshuara prej mjekut tuaj kardiolog:

  1. Bjer në peshë.

Dr. John Day, një kardiolog në SHBA ka thënë: “Janë aq të shumta rastet e pacientëve që kanë rënë në peshë dhe kanë normalizuar presionin e gjakut, saqë nuk i mbaj mend të gjitha”. Studimet tregojnë se një rënie prej 8-9 kg e ul presionin sistolik të gjakut tuaj në rreth 30 mmHg.

  1. Lini mënjanë alkoolin dhe drogërat.

Abuzimi me alkollin dhe drogërat dëmton mëlçinë dhe veshkat. Dëmtimi i tyre krijon mundësi që likidet të mos largohen prej trupit dhe të grumbullohen në të, duke rritur volumin plazmatik dhe rrjedhimisht duke rritur presionin e gjakut. Gjithashtu, marrja e shtuar e kripërave, apo mbajtja e kripërave në organizëm prej barnave si naproxeni, apo ibuprofeni, çojnë në rritje të presionin të gjakut. Edhe stimulanë të tjerë si kafja, kanë të njëjtin efekt, duke çuar në shtim të rrahjeve të zemrë dhe në rritje të presionit të gjakut.

  1. Meditimi.

Një studim i kohëve të fundit tregon se praktikimi i meditimit për 20 minuta, dy herë në ditë, nxit një pëgjigje enzimatike që çon në ulje të presionit të gjakut. Një tjetër studim tregon se meditimi shmang plakjen e trurit me moshimin e individit, si dhe redukton dhimbjen në situata apo gjendje të ndryshme stresi.

  1. Ushtrimet fizike.

30 minuta ushtrime fizike në ditë përgjatë javës mund ta ulin presionin e gjakut. Nuk është e rëndësishme të shkoni në palestër, pasi ka plot programe me ushtrime fizike edhe në kushtet e shtëpisë. Duhet të dini se nëse i ndaloni ushtrimet, mundet që presioni juaj i gjakut të rritet sërish. Personat me presion të gjakut pranë vlerave të hipertensionit, mund ta normalizojnë plotësisht atë përmes ushtrimeve fizike, ndërsa ata me hipertension mund t’i reduktojnë vlerat e larta të tij. Ju mund të praktikoni basketbollin, volejbollin, futbollin, ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve në një pallat, kërcimin apo aktivitete të tjera. Mjafton të ushtroheni çdo ditë.

  1. Konsumoni ushqime me fibra.

Një studim i përqendruar tek roli i fibrave në presionin e gjakut, tregoi se një dietë e pasur në fibra ishte e lidhur me reduktimin e presionit të gjakut në mesin e atyre që vuanin prej hipertensionit. Merrni rreth 25-30 gramë fibra në ditë përmes ushqimeve si fasulet, orizi, perimet, kokoshkat, kikirikat, arrat, tërshëra dhe drithërat. Amerikanët marrin rreth 15 gramë fibra në ditë, ndaj mendohet se kjo është një nga arsyet se pse ata vuajnë prej presionit të lartë të gjakut. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button