Shkence

5 minuta në hapësirë? Kushton 70 mijë Euro

spaceshipBiletat për një fluturime të shkurtër në hapësirë për vetëm pesë minuta janë duke u shitur online përmes internetit dhe atë me një çmim prej 70 mijë euro, raportojnë mediet kineze. Rreth 305 kandidatë janë regjistruar brenda pak minutash për një fluturim privat të ofruar nga kompania holandeze SXC në ueb-faqen Taobao.

Thuhet se në mesin e atyre që duan të udhëtojnë në hapësirë janë edhe sipërmarrësit nga Shangai dhe Chengdu. Fluturimet në hapësirë realizohen me një fluturake e cila ka dy vende brenda, atë për pilotin i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e astronautit dhe një për pasagjerin. Në këtë projekt janë të parapara dy lloje të fluturakeve: “Links Mark I” i cila do të fluturojë në një distancë prej 61 kilometra dhe “Links Mark II” e cila do të shkojë në një distancë prej 103 kilometra.

Biletat për fluturimet me fluturaken e parë që janë shitur me një çmim prej 71,000 euro parashihen të realizohen gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015. Fluturimet do të zgjasin nga 5 deri në 6 minuta, derisa pasagjerët që kanë zgjedhur fluturaken e dytë do të duhet të presin të realizojnë ëndrrën e kamotshme deri në vitin 2016. Lansimi do të kryhet nga baza hapësinore në shkretëtirën Mojave në perëndim të Amerikës. Kompania SXC ka bërë të ditur se themelimi i saj është bërë nga “profesionistë me përvojë në fushën e hapësirës së kushtuar zhvillimit të udhëtimit në hapësirë si një për transport komercial”.

Leave a Reply

Back to top button