Shendeti

5 shenjat paralajmëruese që ju dërgon trupi nëse nuk merrni sasinë e duhur të hekurit

Mungesa e hekurit është shkaktari kryesor i anemisë dhe në këtë rast gratë janë më të prekura se burrat. Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Anemia shkaktohet kur nuk ka mjaftueshëm hekur në trup për të prodhuar sasinë e duhur të hemoglobinës. Hemoglobina është përbërësi kryesor i qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben për transportimin e oksigjenit në trup.

Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar hemoglobinën, atëherë ulet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe indet e kanë më të vështirë të marrin oksigjenin që nevojitet. Kur ka mungesa të tilla, njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndiejnë lodhje. Si ta kuptoni që keni mangësi në hekur? Mos i injoroni këto 5 shenja!

Lodhja: Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinën, substancën në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin. Kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të gjakut, filloni të ndiheni të lodhur.

Probleme me frymëmarrjen: Mund të ndodhë kur shkoni në palestër ose edhe kur jeni duke bërë një shëtitje të lehtë. Arsyeja? Nëse nuk ka mjaftueshëm hekur në gjak, trupi nuk thith mjaftueshëm oksigjen, prandaj dhe keni vështirësi në frymëmarrje

Zbehje të lëkurës: Zbehja e lëkurës mund të shkaktohet nga rrjedhja jo mjaftueshëm e gjakut dhe ulja e niveleve të qelizave të kuqe të gjakut.

Thonjtë e brishtë: Edhe manikyri më i mirë nuk mund të fshehë thonjtë e brishtë dhe që thyhen shpejt. Një tjetër shenjë që tregon për mungesë hekuri: thonjtë në formë luge

Urinë në ngjyrë rozë ose të kuqe: Nëse konsumoni panxhar, urina dhe jashtëqitja marrin menjëherë ngjyrë të kuqe. Nëse nuk keni konsumuar prej kohësh panxhar ose ushqime të tjera me pigment të kuq, shkaktari mund të jetë mungesa e hekurit.

Leave a Reply

Back to top button