Bota

5 vite pa terrorin e ETA-s

screen-shot-2016-10-27-at-18-02-06

Organizata terrorriste ETA komunikoi përfundimisht pushimin e aktivitetit të saj në 20 tetor 2011 duke i dhënë fund 43 viteve dhunë. U bënë tashmë 5 vite…Tri ditë pas festimeve në Shën Sebastian në Koferencën Ndërkombëtare të Paqes, e kryesuar nga ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, organizata terroriste baske “Euskadi ta Askatasuna” e quajtura ETA dha lajmërimin e pushimit të aktivitetit të saj të armatosur përmes një komunikate të publikuar në gazetën dixhitale Gara y Berria. Kjo deklaratë iu kërkua nga Koferenca e Paqes dhe mbërriti në 20 tetor 2011 pas një viti marrëveshjesh për një armëpushim të pacaktuar dhe që të mos kishte asnjë atentat, sekuestrime, apo vrasje nga ana e bandës. Kjo i dha fund dhunës së terrorit filluar nga ETA para një gjysmë shekulli gjatë diktaturës së Frankos. Ajo u themelua në vitin 1958 nga antarët separatistë të rinisë së Partisë Nacionaliste Baske. Organizata “Euskadi Ta Askatasuna” që do të thotë Vëndet Baske dhe Liri e filloi aksionin e saj të parë me dështim të nxjerrjes së trenit nga shinat. Vrasjet e para do të ndodhnin në 1968, por disa mbështesin idenë se vrasja e tyre e parë ishte ajo e një fëmije të quajtur Begoña Urroz në 1960, megjithatë nuk ka prova të mjaftueshme për autorin e krimit. Që nga ajo periudhë deri në marrëveshjet për armëpushim në 5 shtator të vitit 2010, ETA mbolli terror për më shumë se 40 vite edhe gjatë demokracisë, rrëmbime, atentate, zhvatje ekonomike, dhunë në rrugë duke shkaktuar 829 të vdekur. Reagimi kombëtar dhe ndërkombëtar për lajmërimin e fundit të organizatës në vitin 2011 ishte tejet pozitiv dhe i shpresëdhënës edhe pse me rezerva. Kryeministri i qeverisë spanjolle José Luis Rodríguez Zapatero dhe lideri i opozitës Mariano Rajoy, Kombet e Bashkuara, politikanë të huaj si Sarkozy dhe Obama, shtypi botëror e festuan si një triunf të demokaracisë dhe shtetit të së drejtës përballë barbarizmave dhe padrejtësive. Kritikat më të ashpra erdhën nga shoqatat e viktimave të terrorizmit, forcave të sigurisë që e klasifikuan komunikatën mashtrim për aq kohë sa ETA të mos dorëzonte arsenalin e saj të armëve dhe eksplozivët. Edhe sot këto çështje mbeten akoma të pa zgjidhura, por zhdukja e ETA-s është realitet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button