Bota

58– vjeçarja fitoi 650 mijë euro … me vetëm një skedinë

Një grua 58– vjeçare nga Anglia,  është bërë fituese e një shume prej 650 mijë eurosh falë një skedine.

Ajo së bashku me familjen e saj janë suprizuar kur bileta e saj me 12 kombinime kishte rezultuar fituese e 574 mijë sterlinash të cilat në euro shkojnë diku tek 650 mijë.

Edhe pse asnjëherë nuk ishte marrë me futboll , ajo duke parë që bashkëshorti  i saj dhe djali vazhdimisht ndiqnin ndeshje dhe vendosnin skedina, një ditë vendosi që të provoj fatin e saj dhe luajti vetë një të tillë .

58 – vjeçarja,  luajt 12 ndeshje të gjitha në Angli dhe të gjitha me kuota mbi 2.6 fitore vendase e 6 fitore udhëtuese.  Zgjedhja e tyre u bë krejt rastësisht kur djali i saj po i lexonte listën e ndeshjeve nga Premier Liga deri në Championship.

Dhe kështu krejt rastësisht ajo u bë edhe fituese e këtij çmimi të madh, ku sipas punonjësve të ‘Ëilliam Hill’ një pikë bastesh ku u luajt skedina,  asnjë shumë e tillë nuk ishte fituar deri më tani.

“E pabesueshme, në gjithë këto vite që punoj në këtë pikë, e shumta ishin fituar rreth 30 mijë euro me një skedinë” shprehet punonjësja.

Leave a Reply

Back to top button