Shkence

6 dallime në krizë

Toka-universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja… Edhe ndryshimet mes materialet dhe imateriales, subjektit dhe objektit, shumë shpejt mund të bien

sombreroHistoriani dhe filozofi Bruce Mazlich thotë se pas cdo zbulimi shkencor, dicka në mënyrën se si ne i shohim gjërat nis e ndryshon. Koperniku zëvendësoi bindjen e përhapur, se bota jonë kish qenë qendra e universit. Në fund, ecuria e Astronomisë zbuloi se jemi vetëm një tribu e vogël, e mbërthyer pas një kokërze materie që vjen vërdallë në orbitë përreth një ylli cfarëdo, në periferi të një galaksie shumë të madhe që nga ana e saj ndodhet në krah të miliarda galaksive të tjera në një qoshe të universit. Dallimi mes nesh dhe pjesës tjetër të universitetit u hodh në kosh, duke zbuluar vazhdimësinë e ekzistencës.
Mungesa e parë e lidhjes logjike
Ajo që më parë e perceptonim si të jashtëzakonshme (domethënë një mungesë lidhje logjike – e para – mes botës tonë “qendrore’ dhe pjesës tjetër të universit) u shndërrua në dicka të zakonshme. Në fakt në univers nuk zëmë asnjë vend të vecantë por orbitojmë në një realitet homogjen, pa mungesa lidhjesh logjike.
E dyta
Autor i rikompozimit të dytë ishte Charles Darwini: për të, mungesa e lidhjes që perceptohej mes nesh dhe kafshëve të tjera ishte një iluzion. Jemi pjesë e një evolucioni unik, të një jete unike në ndryshim të vazhdueshëm. Pozicioni ynë si qenie njerëzore është vetëm ai i një dege peme me miliona degë. Nuk na takon asnjë vend i vecantë, edhe këtu lëvizim në një realitet homogjen.
E treta
Ishte Sigmund Freudi, babai i psikanalizës që nisi procesin që vazhdon ende, për ridimensionimin e rolit të privilegjuar që i japim ne idesë së Unit. Sot, psikologjia dhe neurologjia kanë zbuluar se Uni është një fantazi komode e ndërtuar për të na lehtësuar jetën e përditshme: në realitet në trurin tonë nuk ka asnjë “sallë kontrolli”. Më shumë, në mendjen tonë veprojnë shumë Une; dhe vec të tjerash këto pjesë janë të padallueshme nga trupi ynë fizik e madje, ndonjëherë edhe nga mendjet e të tjerëve. Vetëdija jonë është zbritur nga pozicioni i saj i perandoreshës duke u shndërruar në asgjë më shumë se sa në një seri procesesh konjitivë. Mes qenieve të ndjeshme ne, njerëzit nuk jemi të vecantë, jemi më shumë një element në vazhdimësinë e tyre.
E katërta
Sot jemi duke i dhënë goditjen e fundit mungesës së katërt logjike. Dallimi i lashtë mes makinave dhe krijesave të gjalla është duke u zvogeluar kaq shpejt saqë po e bën gjithnjë e më të qartë se ka një afërsi shumë të madhe mes botës së sendeve dhe botës së të lindurve. Makina dhe natyra janë dy anë të së njëjtës forcë ekstropike. Ceshtja sot nuk është që të demonstrojmë nëse Techniumi i ndan rrënjët e tij me evolucionin biologjik, por nëse do të përfundojë duke zëvendësuar krijuesit e tij apo do të bashkëjetojë me ta. Në të dy rastet ne, qeniet e gjalla, nuk jemi të ndarë nga Techniumi: ndodhemi me të në një marrëdhënie vazhdimësie.
E pesta
Por duke qenë se harku i evolucionit avzhdon përtej këtyre pesë rikompozimeve, mund të themi se presim të tjerë në të ardhmen. Mendoj se mbreti i ardhshëm që do të zbresë nag froni prej shkencës do të jetë bota fizike me statusin special që ne i japim. Dëgjojmë që universi është një vend i mbushur me materie të ngurtë që shtyn e shtyn kundër nesh. Gjërat kanë peshë, dimensione, kohëzgjatje. Kjo është bota në përvojën tonë të përditshme: e bërë nga gjëra reale që mund të maten, të ndjehen dhe të perceptohen. Materia dhe energjia që e përbëjnë ndjekin një bashkësi ligjesh në mënyrë kaq precize, saqë mund t’i përdorim për të krijuar raketa dhe kompjutera.
Informacioni: pa anën fizike
Ndryshe nga energjia, që të paktën mund ta masim me instrumenta fizikë, një bit dixhital nuk ka trup, nuk peshon fare, nuk zë hapësirë. Luhatet si një shpirt i vogël. Nuk kemi një njësi mase që të shkojë për informacionin (nëse bëj një kopje të këngës tënde, a po e rris sasinë e informacionit në botë? Apo jo, duke patur parasysh që nuk po shtoj asgjë të re?) Megjithatë, kemi arritur të kuptojmë që jeta, edhe jeta jonë, është një kombinim informacionesh më shumë se të materies. Vetë evolucioni – motorri i madh i krijimit – është një kombinim informacionesh. Dhe mendja, sidomos mendja, është fluks informacionesh. Pra e dimë që forca më e fuqishme e universit është e ndërtuar nga gjëja më e paprekshme që mund të gjurmojmë: bit-i. Dhe kjo është mosvazhdimësia e pestë logjike: atome kundër bit-eve.
Atome imaterialë
Por kohët e fundit fizikanët kanë filluar të dyshojnë që edhe atomet janë të përbërë nga informacione, në një mënyrë që ende nuk e kuptojmë. Për ta thënë në fjalët e fizikanit legjendar John Wheeler “bit-et janë bit-e”. Sa më në thellësi që studiojmë pjesën e brendshme të thërrmijave nënatomike dhe sjelljen e tyre të cuditshme, aq më shumë arrijmë t’i shpjegojmë vetëm në terma të flukseve të informacionit. Shumë fizikanë presin që kur të mbërrijmë të kuptojmë se si funksionon materia, ajo që do të gjejmë do të jetë mbi të gjitha një strukturë informacionesh dhe mungesa e çdo lloj gjëje “materiale”. Atomet do të kuptohen si kompozime dinamike të sinjaleve të paprekshëm.
Gjithcka është informacion
Muri mes mbretërisë së fizikes dhe asaj imateriale nis të bjerë. Edhe energjia ripërcaktohet në terma të informacionit. Yjet që pulsojnë dhe planetët e hekurt do të transformohen, në vizionin e shkencës, në një hicgjë të paprekshme si tymi. Organizma dhe teknologji, ndërtime gjigandeskë si grataciela, anije hapësinore, qytete, të gjithë këto do të konsiderohen si struktura të përllogaritjes, ekuivalentë të programeve kompjuterikë. Në fund, kufiri mes të prekshmes dhe të paprekshmes do të jetë krejt i padallueshëm.
Mosvazhdimësitë e tjera
Në udhëtimin e gjatë që na pret do të ketë edhe rikompozime të tjerë, vec atyre të 5 që përmendëm. Nuk dihet nëse do të bëhet fjalë për të gjashtën, të shtatën apo të një tjetre, por një barrierë që është sfiduar tashmë është ajo e primatit të së kaluarës, të shkakut, të objektivitetit. Sipas një vizioni shkencor, fenomenet fizikë shkaktohen nga një zinxhir i gjatë ngjarjesh me origjinë në të kaluarën dhe ne, vëzhguesit, konsiderohemi jashtë këtij zinxhiri shkaqesh dhe pasojash për të mundur ta studiojmë. Shkencëtarët kontrollojnë eksperimentët me sistemin e qorrit të dyfishtë për të mbrojtur objektivitetin dhe për të larguar paragjykimet e tyre nga shkaqet që po studiojnë. Praktikisht mund të themi që shkenca është shpikja e objektivitetit.
E ardhmja shkakton të kaluarën?
Një prej shtyllave të shkencës është parimi që shkaku duhet të jetë në të kaluarën. Një ngjarje e tanishme është rezultat i një zinxhiri veprimesh që kanë nisur në të kaluarën: është logjike dhe intuiitive, pikërisht ashtu sic dukej logjik dhe intuitiv rotullimi i Diellit përreth Tokës. Por sjelljet e cuditshme të fenomeneve të fizikës kuantike (të përshkruar nga mekanika kuantiste, një degë e fizikës së atomit që paraqet ligje që bien ndesh me arsyetimin e përhapur si për shembull fakti që observimi mund të modifikojë fenomenet pasi këta të kenë ndodhur) hedhin në erë mosvazhdimësinë mes objektit dhe subjektit, mes të kaluarës dhe të ardhmes. Sot është e mundur të lëshosh me forcë thërrmija të vogla, apo valë kuantike përmes tubave të vegjël drejt një ekrani si dhe të matet sjellja kur arrijnë kundërshtarin.
Vendim i shtyrë pas
Falë natyrës së tyre të dyfishtë, të valës dhe thërrmijës, ndonjëherë kalojnë në tub si valë e ndonjëherë në formë thërrmije, por se cfarë forme marrin pas këtij kalimi, kjo vendoset nga matja në ekran. Mund të dimë nëse janë sjellë si valë apo si thërrmija vetëm pasi të kenë mbërritur në destinacion. Ky lloj eksperimenti quhet zgjedhje e shtyrë pas në kohë pasi vala/thërrmija vendos se në cfarë forme të kalojë tubin vetëm pasi e ka kaluar atë. Nëse tubat do të kishin në distancë të mjaftueshme nga ekrani, zgjedhja do të ish bërë miliuarda vite pasi të kish ndodhur.
Vëzhguesi është përcaktues
Fizikani Paul Davies thotë se John Wheeler, autor i eksperimentit të zgjedhjes së shtyrë në kohë, ka futur në fizikë një element pothuajse për romane, domethënë mundësinë për të vëzhguar të sotmen dhe të ardhmen, për të modeluar natyrën e realitetit fizik në të kaluarën. Universi varet edhe prej nesh. Kur u pyet Piet Hut, astrofizikan në Princeton se cfarë risish në praktiukën shkencore pret që të ndodhin në të ardhmen, ai më befasoi duke më thënë se pret rikthimin e subjektives. “Në panoramën e madhe të shkencës ne jemi të pikturuar në një qoshe duke e përshkruar të gjithë botën në terma objektivë. Por tashmë po mbërrijmë në limitet e këtij trajtimi të pastër objektiv. Në fusha të ndryshme të shkencës, nga mekanike kuantike deri tek neuroshkenca dhe robotika, roli i eksperiencës subjektive nuk mund të mohohet”. Një mendimtar më i njohur i bëjn jehonë: “Përkundër idesë që universi ka një histori objektive dhe të pavarur nga vëzhguesi”, thotë Stephen Hawking, “historitë e universit varen nga ajo që po masim”.
Uniteti i universit
Ideja që mendjet e të ardhmes mund të zhvillohen deri në pikën ku të jenë në gjendje të influencojnë në mënyrë subjektive ligjet e botës fizike është natyrisht spekulimi më ekstrem; por mekanizmi i vënë re gjatë ekspoerimentit “vendim i vonuar” verifikohet në fakt në të gjithë herët që vëzhgojmë dicka. Hedhja poshtë e mosvazhdimësisë mes objektives dhe subjektives nuk do të jetë unifikimi i funidt. Po kështu, edhe kufiri mes realitetit dhe irealitetit (imagjinares) mund të zhduket me një teknologji shumë të përparuar. Lazera, chip-e… këto teknologji kanë bërë të dukshme mekanikën kuantike. Universi, sic na mësojnë tekstet e pothuajse të gjithë feve, është me të vërtetë një vazhdimësi e madhe. /New Scientist/
PERSHTATUR NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button