Ekonomi

6 ngjarjet politike që kanë “përmbysur” botën e naftës

 

Ekonomisti venezuelian Moses Naim analizon faktorët që kanë modifikuar panoramën energjitike globale në vitet e fundit: nga ndryshimet klimaterike tek krizat në Lindje të Mesme, nga ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze, tek rënia e gjigantëve energjitikë jugamerikanë

screen-shot-2016-11-23-at-08-59-54

Përmbysja e tregut, e shkaktuar kryesisht nga futja e teknologjive të reja që i bëjnë modelet e vjetra të biznesit jo sa duhet kompetitivë dhe nganjëherë të dalëmode, është bërë një koncept gjithnjë e më shumë në modën. Shoqëritë e afirmuara dridhen dhe kompanitë start-up shpresojnë t’i provokojnë. Për të cituar disa shembuj të kësaj përmbysjeje: Amazon praktikisht i ka boshatisur raftet e librarive, agjencitë e udhëtimit dhe gazetat janë bërë gjithnjë e më pak të nevojshme dhe Uber e Airbnb kanë lëkundur tregjet e referimit. Asnjë sektor nuk i ka shpëtuar kësaj tendence dhe tregu energjetik nuk përbën përjashtim.

Frakturimi hidraulik dhe përparimet e tjera teknologjike, që kanë modifikuar thellësisht prodhimin e hidrokarbureve dhe ka evoluar tregun, kanë ndryshuar jo vetëm industrinë petrolifere e të gazit, por edhe ekuilibrat gjeopolitikë në zhvillim prej shumë kohësh. Megjithatë, pavarësisht impaktit të padyshimtë të teknologjive të reja, një tjetër burim përmbysjeje shumë i njohur për kompanitë e naftës dhe të gazit vazhdon të përfaqësojë një faktor të rëndësishëm në fatin e sektorit energjetik: politika …

[real3dflipbook id=”1393″]

Leave a Reply

Back to top button