Your Life

6 zakone mëngjesi, për të patur energji pozitive gjithë ditën. Provojini nesër

1. HARROJENI SMARTPHONE-N TUAJ PER PAK

Në vend të kësaj, krijoni dhe përditësoni një ditar që përmban të gjitha ëndrrat, qëllimet dhe ambiciet tuaja. Keni një ide të papritur gjatë gjumit ose pas zgjimit? Shkruajeni në ditar.

Mbani këtë ditar afër shtratit dhe lexoni disa nga përmbajtjet e tij. Kjo është një praktikë e fuqishme, që do ta mbushë mendjen tuaj me pozitivitet, në krahasim me ndjenjat e shqetësuara dhe nxitimin që na karakterizon të gjithëve në mëngjes. Ndjekja e detyrave dhe punëve  do të bëhet shumë më e kollajtë, nëse ne fillojmë mëngjesin me pozitivitet në mendje.

2. MEDITONI

Praktika e meditimit është vërtetuar se është shumë pozitive për gjendjen tonë mendore. Studimet shkencore (disa të kryera në Shkollën Mjekësore të Harvardit) tregojnë se meditimi e bën trurin tonë më pozitiv, produktiv dhe të vetëdijshëm.

Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, seancat e meditimit nuk kërkojnë të uleni për 30 minuta deri në një orë (edhe pse nëse mundeni, do të ishte mrekulli!) Frymëmarrja e vëmendshme, praktika e përqendrimit në frymëmarrjen e thellë dhe ndjeshmëritë e tjera fizike dhe mendore, mund të jenë efektive edhe për 5, 10 ose 15 minuta. Ndërsa njeriu mësohet me praktikën dhe kupton dobinë e saj, meditimi do të bëhet një “gjë që duhet bërë patjetër”, në orët e mëngjesit.

3. PRAKTIKA E PERFYTYRIMIT

Ashtu si me praktikën e meditimit, përfitime të prekshme janë parë tek individët që praktikojnë përfytyrimin, apo vizualizimin. Vizualizimi thjesht është formimi i një imazhi mendor për diçka; në këtë rast, si e perceptoni që do ju shkojë dita ideale.

Për shembull, para se të shkoni për të punuar, përfytyroni rrugën që do ndiqni; ndërveprimet që do të keni; detyrat që do të plotësoni; atë që dëshiron të ndjesh gjatë gjithë ditës. Kjo praktikë është një mënyrë e mirë, për të përmbushur kërkesat që na i paraqet shoqëria – dhe për ta bërë këtë, në një mënyrë të relaksuar dhe pozitive.

4. KRIJONI NJE RITUAL PIJESH TE NGROHTA

Ky zakon synon të nxjerrë ndjenjat e ushqimit dhe fokusit në sipërfaqe. Nuk ka rëndësi se cila pije është ajo që zgjidhni të konsumoni, megjithëse mund të jetë mirë që herë pas here të shkëmbeni kafen me çaj, ose ujë të ngrohtë me limon. Ky i fundit stimulon metabolizmin, pastron gojën dhe fytin dhe siguron një rritje të energjisë.

Ndërsa pini pijen tuaj, ndjeni shijen në gojë dhe efektin e saj në trup teksa e kaloni poshtë. Përqendrohuni me kujdes në çdo ndryshim fizik që përjetoni, pas çdo gllënjke.

5. KINI NJE QENDRIM TE MIRE NE SHTRAT

Shumica e njerëzve kanë frikë të zgjohen dhe të përballohen me ditën që kanë përpara. Kështu që, ngritja nga shtrati bëhet shpesh pa vëmendje – një gjë në dukje e vogël, por kjo ka pasoja.

Një ritual i mirë dhe i lehtë është të krijosh një qëndrim të drejtë kur ngrihesh nga shtrati. Për ta bërë, rrokullisuni në anën tuaj të djathtë, pastaj ngrihuni lart në një pozicion të ulur. Ngadalë rrotulloni trupin, vendosni këmbët në dysheme, dhe ngadalë ngrihuni me shpinën drejt.

Jo vetëm që është mënyra më e butë për t’u ngritur, por gjithashtu lehtëson presionin mbi zemrën dhe shpinën. Një zakon i thjeshtë, që do ju bëjë ta nisni ditën si duhet.

6. HANI MENGJES CILESOR DHE TE BALANCUAR

“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, është një aksiomë tërësisht e vlefshme që injorohet nga shumëkush. Mëngjesi shërben si lëndë djegëse për të gjithë trupin tonë dhe përmirëson energjinë, disponueshmërinë dhe produktivitetin.

Ka shumë receta të lehta në dispozicion në internet që mund t’i përdorni. Ose, nëse jeni me nxitim, thjesht skuqni një vezë, ose hani një toast me gjalpë dhe reçel.

Ashtu si me ritualin e pijeve të ngrohta, praktikoni ngrënien e mëngjesit me kujdes dhe mirënjohje. Merrni kohë për t’u ulur të qetë, dhe vini re shijet e asaj që konsumoni, teksa përtypeni ngadalë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button