Motivuese

7 mënyra për të tërhequr KARMA-n e mirë në jetën tënde

Fraza “çfarë mbjell do të korrësh”, është mënyra më e mirë për të përshkruar se çfarë është Karma.

Zakonisht, ajo është energjia që ne lëshojmë në Univers, dhe që më pas kthehet tek ne.

Çdo veprim përmban një karma të caktuar, dhe nuk mund të kontrollojmë gjithmonë atë që bëjmë. 

Edhe kur vuajmë pasojat e veprimeve tona të pamend, shumë prej nesh nuk arrijnë të gjejnë modelin mes veprimeve tona dhe pasojave. 

Eshtë gjithmonë mirë të kujtojmë qëllimet e veprimeve tona, për të shmangur pasojat negative, apo karmën e keqe.

Ja disa gjëra që mund të bëjmë për të patur një KARMA të mirë!

1. Duke u fokusuar në qëllimet tuaja të jetës

Përqendrimi në qëllimet e jetës është një mënyrë për të tërhequr karma të mirë.

Kur ju jeni më të fokusuar në qëllimet tuaja të jetës, shpërqëndrimet kanë më pak fuqi mbi ju. Sa më shumë që të përqendroheni në këtë, aq më shumë do të keni sukses në jetë.

Mund të ketë probleme në rrugën tuaj, por ata janë projektuar ndoshta për t’ju bërë mirë.

Dështimet sjellin mësime që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni disa aspekte të jetës suaj!

2. Lidhja me botën tuaj të brendshme dhe të jashtme

Kur lidheni me botën tuaj të brendshme dhe me botën rreth jush, bëheni më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në momentin e tanishëm të jetës suaj.

Të jetosh në të kaluarën ose në të ardhmen, kjo i privon vetes dhuntinë tënde të çmuar! Ndërsa përqendroheni në qëllimet tuaja, ju shkoni drejt e në suksesin e ardhshëm, kur jetoni në momentin e tanishëm – ju mund të arrini potencialin tuaj më të madh!

3. Përgjegjësia për veprimet tuaja

Përgjegjësia për veprimet tuaja është një nga shenjat e pjekurisë dhe mund të krijojë karma të mirë. Ka raste kur dështimi i veprimeve tuaja është i pashmangshëm. Në fund të fundit, ju jeni ende në zhvillim dhe gabimet janë pjesë e këtij procesi.

Kur merr përgjegjësinë për gabimet e tua, po bën gjënë e duhur. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Njohja e gabimeve e bën më të lehtë për t’i korrigjuar ato!

4. Mësoni të qeshni me veten

Gabimet duket se janë poshtëruese. Megjithatë, përulësia është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar karma të mirë në jetë.

Kur mund të qeshësh me veten, për shkak të disa gabimeve të bëra, është më e lehtë të pranosh kritikat e të tjerëve.

Siç u përmend më lart, dështimi është kriteri juaj për përmirësimin e vetes. Tregon përmirësimet e nevojshme që duhet të bëni!

Nëse ka komente negative nga të tjerët, nuk duhet t’i merrni ato shumë seriozisht.

Në vend të kësaj, mëso të qeshësh me veten dhe të jesh gati të bësh shaka kohë pas kohe. Kjo do ta bëjë udhëtimin tuaj pak më të lehtë.

5. Jini të durueshëm me veten dhe botën

Jini të durueshëm dhe tolerues për veten dhe të gjithë botën! Edhe kjo do t’ju ndihmojë. Ju nuk mund të keni gjithmonë atë që dëshironi, në momentin që e dëshironi.

Siç thuhet “të gjithë të mirat vijnë për ata që dinë të presin”.

Kur prisni me durim, ju tashmë e dini se çfarë do të ndodhë më pas!

6. Praktikoni akte të vogla mirësie

Bëni vepra të vogla të mira, si në raport me të tjerët, ashtu edhe ndaj vetes. Kur je i sjellshëm me veten, të tjerët e ndiejnë atë.

Të duash veten – kjo është faza e parë e dashurisë për të tjerët.

Të jesh i sjellshëm me veten do të thotë të bësh diçka që mund të të bëjë të lumtur!

Sa më shumë që të jeni të mirë me veten, aq më të natyrshëm do të jenido të jesh në trajtimin e të tjerëve me dashamirësi.

7. Jini të hapur për të ndryshuar

Ndryshimet nuk janë ajo gjë me të cilën jemi mësuar. Ndryshimi është diçka e panjohur, e padefinuar, diçka që e urrejmë, sepse kemi frikë nga panjohura.

Megjithatë, kur largoheni nga zona juaj e rehatisë, do të filloni të bëni ndryshime normale.

Përpiquni t’i përfshini këto praktika në jetën tuaj dhe të zbuloni se sa e mrekullueshme është karma juaj!

Leave a Reply

Back to top button