Your Life

7 shenja që tregojnë se nuk po bëni atë që doni të bëni

Screen Shot 2016-05-24 at 07.08.25

  1. Harxhoni kohë duke bërë gjëra të panevojshme

Lundrimi në internet për orë të tëra, të parit në mënyrë të përsëritur e shfaqjeve televizive, të luajturit gjithë ditën me videolojëra dhe të pirit shumë. Nëse keni bërë këtë gjë gjatë gjithë kohës, atëherë nuk do e përfundoni asnjëherë atë që donit. Mendoni për veten. A do të ju shërbejnë gjëra të tilla? A do e shijoni suksesin në jet, përmes këtyre gjërave?

Duhet të filloni ta merrni seriozisht jetën tuaj dhe të merrni kohë për ta vlerësuar veten tuaj, objektivat tuaja dhe ëndrrat tuaja. Sapo të vendosni një rutinë të përsosur për veten tuaj, gjërat me siguri do të ndryshojnë dhe ju do të përfundoni atë që keni dëshiruar.

2. I zvarrisni gjërat

Ju keni shumë gjëra për të përfunduar dhe afati i tyre ju afrohet, por gjithmonë e gjeni veten duke u marrë me shumë gjëra, që nuk janë aspak të rëndësishme. Ju e shtyni detyrën tuaj më të rëndësishme për një ditë më vonë, çdo ditë, dhe thjeshtë nuk dini si ta filloni. Në fakt zvarritja është e para gjë që të pengon të bësh atë që do. E para gjë që duhet të bëni është që të pushoni së kontrolluari më kot emailin, së shikuari video që as kanë lidhje me ju, të rrini kot, apo thjeshtë të uleni para kompjuterit dhe të bisedoni me miqtë tuaj për gjëra të parëndësishme. Duhet të filloni menjëherë të kryeni gjërat që janë në listën tuaj të detyrave.

3. Ankoheni shumë shpesh

Mund të mos jeni të lumtur me punën tuaj, pagën apo njerëzit përreth dhe e vetmja gjë që bëni, është që të ankoheni tek miqtë tuaj, për shembull gjatë një feste. Nëse jeni një prej këtyre njerëzve, po e bëni gabim. Ankimi për shumë gjëra ju sjell mendime negative në jetën tuaj dhe nuk ju ndihmon aspak. Ajo që mund të bëni është që të filloni të ndryshoni gjërat që nuk ju pëlqejnë dhe zhvilloni një sjellje pozitive. Kjo ju mban të motivuar dhe ju zhvilloni një dëshirë për të ndryshuar gjërat që doni.

4. Ju nuk flini në kohë

E dëgjoni alarmin e mëngjesit teksa jeni ende zgjuar? Ajo që duhet të ndryshoni, pikësëpari, është të pushuarit. Nëse flini vonë dhe nuk merrni gjumin e nevojshëm, mendja juaj nuk funksionon mirë. Ju ndiheni të lodhur gjithë ditën dhe nuk fokusoheni dot. Kjo gjë ju streson dhe ju mban larg nga të bërit e gjërave që vërtetë doni t’i arrini.

5. Nuk ndiheni të frymëzuar

Ju sapo keni parë një komedi, por asgjë nuk ju bëri të qeshni, apo as nuk j bë vonë për historinë magjepsëse që përmbante. Ka gjëra që njerëzit duan shumë të bëjnë dhe gjithë sa duhet të bëni është që të eksploroni, të njihni më shumë vetveten dhe të gjeni gjëra që ju ngazëllejnë. Duhet të rizbuloni vetveten, pasionin tuaj për të qenë të motivuar në jetë, me qëllim që të arrini objektivat që keni vendosur më parë.

6. Nuk keni plane

Hapi i parë për të bërë atë që doni, është që të planifikoni gjërat dhe të krijoni një road-map se si do t’i arrini. Nëse humbisni në labirint dhe filloni të bëni pa planin tuaj, me siguri do të dështoni. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, planifikimi është nisja e përsosur drejt asaj që doni të bëni.

7. Nuk po e shijoni jetën

E para gjë që duhet të bëni është të jeni të lumtur. Suksesi i gjithësecilit matet jo nga sasia e parave që ka fituar me kalimin e viteve, apo fama, por nga lumturia. Nëse ndiheni i pakënaqur me veten apo njerëzit përreth, nuk po shijoni jetën dhe sigurisht që do të rrëzoheni. NUk do të jeni në gjendje të përqëndroheni mbi atë që doni të bëni, nëse nuk e shijoni jetën.

Nëse e shihni veten tek një prej këtyre 7 shenjave mos u shqetësoni. Ndryshimi pozitiv është i pashmangshëm, nëse dëshironi suksesin. Gjithë sa duhet të bëni është të ndryshoni mënyrën si mendoni për veten, të krijoni një rutinë tuaj të ditës dhe të filloni të bëni plane. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button