Ne nuk jemi pasardhës të shimpanzeve, por kushërinj që ndajmë një paraardhës tëpërbashkët. Evolucioni shpjegon larminë e jetës përmes mutacioneve të rastësishme dhe përzgjedhjes natyrore. Shkenca e ka konfirmuar këtë teori shumë herë, megjithëse jo të gjithë njerëzit janë dakord. Edhe pse 9 nga 10 shkencëtarëe mbështesin, vetëm një e treta e publikut pajtohet. Ndërkohë, jobesimtarët e kanë më kollaj ta pranojnë, se sa besimtarët
1
Jo, ne nuk jemi pasardhës të shimpanzeve.
Shimpanzetë dhe njerëzit janë “lloji i kushërinjve”, të cilët u zhvilluan veç e veç, me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët që jetoi rreth 6 milionë vjet më parë. Shimpanzetë janë më afër gjenetikisht me njerëzit sesa me gorillat.
2
Sipas teorisë së evolucionit, të gjitha qëniet e gjalla në Tokë, përfshirë kafshët, bimët, bakteret dhe kërpudhat, kanë zbritur nga një paraardhës i përbashkët.
Që do të thotë se ne jemi të gjithë të lidhur dhe ndajmë një pjesë të ADN-së sonë.
3
Vetëm sepse e quajmë thjesht “teori”, nuk do të thotë që teoria e evolucionit është e paprovuar. Në shkencë, një teori është një shpjegim i bazuar në një trup provash të konfirmuara vazhdimisht përmes vëzhgimit dhe eksperimentimit.
Teoria e evolucionit është shpjegimi themelor për larminë biologjike.
4
“Mbijetesa e më të aftëve” nuk do të thotë domosdoshmërisht që më të fortët fizikisht mbijetojnë.
“Aftësia” i referohet zotësisë së një organizmi për të mbijetuar dhe për t’u riprodhuar në mjedisin e tij. Për shembull, pavarësisht fuqisë fizike të Neandertalëve, ata u zhdukën, ndërsa Homo sapiens, më pak imponues fizikisht, mbijetoi.
5
Evolucioni drejtohet kryesisht nga mutacione gjenetike dhe përzgjedhje natyrore të rastësishme, bazuar në kushtet e mjedisit.
Për shembull, gjirafat nuk zhvilluan qafa të gjata sepse donin të arrinin gjethe më të lart, por sepse individët me qafa më të gjata kishin më shumë gjasa të mbijetonin dhe të riprodhoheshin në mjedise ku ushqimi ishte i pakët në nivele të ulëta.
6
9 nga 10 shkencëtarë thonë se njerëzit dhe organizmat e tjerë të gjallë janë zhvilluar me kalimin e kohës përmes proceseve natyrore, por vetëm një e treta e publikut bie dakord.
22% thonë se një qenie supreme ka drejtuar evolucionin dhe 31% e mohojnë plotësisht evolucionin.
7
Në një sondazh të zhvilluar në vitin 2006 në 34 vende, teoria e evolucionit ishte më e pranueshme në Islandë.
Vendi që e pranonte më pak ishte Turqia, e ndjekur nga SHBA.
8
Në një sondazh të zhvilluar në vitin 2020 në 20 vende, njerëzit që nuk ishin të lidhur me asnjë fe rezultuan të ishin më pranues ndaj teorisë së evolucionit sesa besimtarët, veçanërisht të krishterët dhe myslimanët. / bota.al