Shendeti

8 ushqimet që të përmirësojnë tensionin e gjakut

screen-shot-2016-09-16-at-15-25-35

  1. Bananet

Bananet janë të mbushura me kalium, që është provuar se ul efektet e dëmshme të natriumit.

2. Manaferrat

Antocianinat, përbërësit bimorë tek manaferrat që u japin atyre ngjyrën e thellë të kuq, të purpurt dhe blu, është vërtetuar se reduktojnë rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut.

3. Panxhari

Panxhari dhe lëngu i panxharit përmban nitrate, që ndihmojnë në mbajtjen të shëndetshme të enëve të gjakut. Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë arsyeja përse panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

4. Fasulet, bathët, bizelet

Kanë vlera ushqimore të dobishme për zemrën. Fibra, natriumi dhe kaliumi tek fasulet është vërtetuar se ndihmojnë në stabilizimin e tensionit.

5. Bulmeti me yndyrë të ulët

Qumështi dhe kosi me yndyrë të ulët përmbajnë kalcium dhe vitamina D, që mund të punojnë së bashku për të ulur tensionin e gjakut, si dhe peptidet e qumështit që mbeten pas tretjes.

6. Nektarinat

Nektarinat janë të pasura me kalium, magnez dhe fibër.

7. Spinaqi

Spinaqi është i pasur në kalium dhe magnez dhe ka shumë pak natrium. Ashtu si panxhari, spinaqi përmban edhe nitrate të dobishëm.

8. Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla ofrojnë kalcium, magnez dhe kalium. Nëse hani edhe lëkurën, rrit sasinë e magnezit dhe kaliumit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button