- Miratoje veten tënde! Një njeri nuk mund të ndihet rehat pa miratimin e tij.
- Kufizimet e tua mund të jenë vetëm në mendjen tënde! Mosha është një çështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse mendja nuk e ka problem, atëherë nuk ka rëndësi.
- Relaksohu dhe dëfrehu! Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
- Hiq dorë nga zemërimi! Zemërimi është si një acid që mund t’i bëjë më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje mbi të cilën hidhet.
- Clirohu! Mos hajde vërdallë duke thënë se bota të ka borxh ndonjë gjë. Bota nuk të detyrohet ty asgjë. Ajo ka qenë këtu para teje.
- Nëse ndjek një tjetër rrugë, përgatitu për reagimet! Një njeri që ka një ide të ri, është nje ekscentrik, deri kur ideja e tij ka sukses.
- Mbaje fokusin vazhdimisht në atë që do! Largoji mendimet nga telashet e tua… nga veshët, nga thembrat, apo nga çdo mënyrë tjetër që të mundesh.
- Mos u fokuso shumë në përpjekjet për të bërë veten të ndihet mirë! Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd, është që të ngresh humorin e të tjerëve.
- Bëj atë që do! Pas njëzetë vitesh do të jesh më i zhgënjyer nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që i bëre. Kështu që hidh litarët. Largohu nga porti i sigurtë. Kap erërat në velat e tua. Eksploro. Endërro. Zbulo! / www.bota.al
1 minute read