Psikologji

9 tipare të një gruaje me SHUME CILESI

Shumë gra, në vitet më të vështira të jetës, e ndjejnë atë flakë brenda tyre, që në fakt çdo grua e ka të lindur. Është një flakë mirësie; ajo që bën një grua plot cilësi. Flaka, nëse ushqehet, rritet tek një grua derisa të shihet drita në të. Ajo shkëlqen prej syve të saj. Dhe lë gjurmë tek cilido që takon.

Këto janë gra me cilësi të larta, dhe ka shumë në këtë botë. Ato mund të identifikohen nga këto karakteristika.

  1. Ajo është mikja më e mirë e vetes

Gratë me cilësi të larta janë mikja më e mirë e vetes. Jo në mënyrë narcisiste, por në një mënyrë të shëndetshme dhe plot besim.

Diane von Furstenberg thoshte, “Marrëdhënia më e rëndësishme në jetën tuaj është marrëdhënia që keni me veten. Sepse pavarësisht se çfarë ndodh, gjithmonë do të jeni me veten tuaj”.

Gjëja fantastike për një grua që e do veten është se ajo përqendrohet tek vetja e saj, shumë më pak se një grua që ende nuk e ka zhvilluar atë dashuri. Energjia e saj nuk shpenzohet duke pyetur veten nëse po shfaqet e sikletshme apo e turpshme. Ajo fokusohet në të dashurit të atyre që ka përreth.

2. Ajo feston triumfet e grave të tjera

Një grua me cilësi të larta feston për gjërat e mira që u ndodhin të tjerëve. Ajo nuk rri e vret mendjen përse një gjë e mirë nuk i ndodhi asaj, në vend të të tjerave.

3. Ajo i do njerëzit për atë që janë TANI

Nuk ka kushte për dashurinë e saj. Ajo nuk është domosdoshmërisht e verbër ndaj të metave të karakterit, por kjo nuk e pengon që t’i tregojë dikujt dashuri.

4. Por kjo nuk i bën të kënaqen me mediokritetin

Ajo shtyn njerëzit që  pëlqen të jenë pak më mirë, jo sepse është gjykuese, por sepse ajo mund të shohë potencialin e tyre të mrekullueshëm.

5. Ajo kurrë nuk ndalon së mësuari

Njohuria është shumë më tepër sesa arsimi formal. Ajo i sheh kohët e vështira si një shans për të mësuar. Ajo është e etur për informacion. Gruaja me cilësi të larta vazhdon të mësojë, sepse e njeh fuqinë e një mendjeje të bukur.

6. Ajo e fal veten

Një grua me cilësi të larta nuk është e përsosur. Ajo rrëshqet. Ajo ka ditë të këqija. Ajo thotë ndonjëherë gjëra që lëndojnë. Ajo harron një ditëlindje. Ajo mund të nevrikoset me raste. Dhe kur këto gjëra ndodhin, ajo vendos të bëjë më mirë dhe të falë veten, sepse është thjesht njeri, në fund të fundit.

7. Ajo thotë faleminderit

Gratë me cilësi të larta, kurrë nuk bëhen vetë të tillae. Ato kanë shembuj dhe mentorë gjatë rrugës, dhe ata e dinë më mirë se kushdo. Një grua me cilësi të larta jeton një jetë në mirënjohje, sepse ajo e di se i detyrohet për gjithçka të tjerëve.

8. Ajo kujdeset për të vetmuarit

Në një moment në jetën tonë, ne të gjithë biem në kategorinë e të vetmuarve, madje edhe një grua me cilësi të larta. Dhe shpesh është ajo që bëjmë, kur jemi në momentet tona të vetmuara që na përcakton më së shumti. Një grua me cilësi të larta e di se ilaçi më i mirë për dhimbjen është që të kujdeset për dikë që po kalon kohë të vështira.

9. I mban gjërat në perspektivë

Sado keq të duken gjërat në perspektivën e një dite, a do të jetë vërtetë kaq keq, kur ta shohësh pas 30 vitesh? Disa thyerje zemre do të duken, disa jo. Një grua me cilësi të larta di kur të vajtojë, kur të lërë gjërat të ikin dhe kur të ecë përpara.

Çdo grua ka farën e madhështisë brenda vetes. Një grua me cilësi të larta nuk përcaktohet prej statusit social, racës, parave apo kombësisë. Përcaktohet prej zemrës, dhe kjo është një gjë që të gjitha mund ta ushqejnë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button