Horizonti.al

93 mijë litra birrë “humbin” çdo vit në mjekrat e britanikëve, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Gjatë periudhës së Prohibicionit në Shtetet e Bashkuara, kontrabandistët vishnin këpucë me thundrat e lopës të ngjitura në shollë. Ato linin gjurmë bagëtish në vend të gjurmëve të njeriut, duke i ndihmuar distiluesit dhe kontrabandistët të shmangnin kontrollet e policisë.

Nëse keni ndjesinë se keni përjetuar një ngjarje më herët sesa në jetën reale, kjo duhet ‘déjà vu’. Nëse ndiheni sikur keni përjetuar më parë një ngjarje në një ëndërr, kjo quhet:’déjà rêvé’.

Që nga themelimi i Bibliotekës së Imagjinatës në vitin 1995 në SHBA, këngëtarja e njohur e muzikës kauntri Dolli Parton ka dhuruar 100 milionë libra për fëmijët.

Libri i Rekordeve Guinness, vlerëson se rreth 93.000 litra birrë shpërdorohen çdo vit duke u derdhur nëpër mjekrat e burrave në Mbretërinë e Bashkuar.

Jo vetëm disa njerëz janë alergjikë ndaj maceve. Edhe disa lloje macesh, janë alergjike ndaj njerëzve.

Mbretëresha britanike Elizabeta II, është një mekanike e trajnuar.

Akti i blerjes së librave, dhe jo i leximit të tyre quhet Tsundoku.

Korbat nëse mbahen mbyllur në kafaz, mund të mësojnë të flasin më mirë se sa papagallët.

Rusët zbarkuan 12 ditë me vonesë në Olimpiadën e vitit 1908 në Londër, pasi ata përdornin asokohe kalendarin Julian në vend të atij Gregorian, që është në përdorim sot në mbarë botën.

Maja Angelu, e njohur edhe si poete, ishte dirigjentja e parë grua me ngjyrë në San Francisko.

Ndryshe nga shumë vende të botës, në Britaninë e Madhe dhe Japoni, macet e zeza perceptohen si fatndjellëse. Në pjesët rurale të Anglisë, nuseve të reja u jepen me vete mace të zeza, për të bekuar martesën e tyre. Edhe japonezët besojnë se macet e zeza janë fatsjellëse, veçanërisht për gratë beqare.

Qyteti i Portlandit në shtetin e Oregonit në SHBA, ka marrë këtë emër falë hedhjes së një monedhe. Sikur monedha të binte në anën tjetër, qyteti do të quhej Boston.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtar kanadez arriti të zbusë një ari të zi, duke e quajtur atë Uinipeg.  “Uini” u bë me vonë një banor i kopshteve zoologjike të Londrës, ku tërhiqte vëmendjen e shumë vizitorëve.

Gjumë “pastron” trurin tuaj. Gjatë gjumit, përmes trurit qarkullon më shumë lëng cerebrospinal, për të shpëlarë proteinat e dëmshme dhe toksinat që mblidhen gjatë ditës.

Pema Manchineel quhet “Pema e Vdekjes” dhe jo pa arsye:Vetëm prekja e saj mund t’iu shkaktojë djegie kimike në lëkurë. Ndërkohë fruti i tij është toksik, dhe lëvorja e saj kur digjet mund t’iu verbojë sytë.

Kozmonautët rusë mbajnë një armë zjarri me vete, në rast se zbresin në Siberi, pasi mund të rrezikohen nga arinjtë.

Numri vjetor i kafshimit të njerëzve nga peshkaqenët në mbarë botën, është 10 herë më i vogël, se sa numri i njerëzve të kafshuar nga njerëz të tjerë në Nju Jork.

Në vitin 1997 një grua nga Luizvil në SHBA, i la trashëgim aktorit Çarls Bronson të gjithë pasurinë e saj, gjithsej rreth 300 mijë dollarë. Ajo ishte një fanse e çmendur e tij, por nuk e kishte takuar asnjëherë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button