1. Merrni frymë nga barku juaj të paktën 5 minuta në ditë. Kjo është një frymëmarrje diafragmatike, e cila përfshin trajnimin dhe e forcon diafragmën tuaj, kështu që ajo bën më pak sforco në çdo frymëmarrje.
2. Hani mollë. Një studim ka zbuluar se njerëzit që konsumonin më shumë se 5 mollë në javë, kishin një përmirësim funksionin e mushkërive, më pak tështima dhe simptoma të ngjashme me ato të astmës.
3. Shikoni anët pozitive të jetës. Studiues të Universitetit të Harvardit vëzhguan 670 burra me një moshë mesatare 63-vjeçare. Pas 8 vjetësh, rezultoi që optimistët kishin një funksionim shumë më të mirë të mushkërive dhe një normë të ngadaltë të degradimit të tyre, sesa moshatarët e tyre pesimistë.
4. Lexoni broshurat e vogla mbi pastruesit shtëpiake. Disa produkte, të tilla si pastruesi i furrës, mund të jenë toksike nëse përthithen. Në rast se udhëzimet rekomandojnë hapjen e një dritareje për ajrim, siguroni që ta zbatoni këtë këshillë.
5. Pini një gotë verë të bardhë. Vera e bardhë në veçanti, duket se ndihmon mjaft mushkëritë tuaja, ndoshta për shkak të niveleve të larta të antioksidantëve. /bota.al