Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 21 mars 2019

DASHI

Ju ende nuk keni arritur të gjeni pak qetësi në tonin tuaj, domethënë një ekuilibër të caktuar. Tensionet personale, në dashuri ose miqësi që janë ndjerë për disa kohë nuk ndihmojnë, rekomandohet shumë kujdes për të shmangur shqetësimet e mëtejshme. Nga sot, Mërkuri në një aspekt interesant jep më shumë mundësi për të gjithë. Më në përgjithësi, periudha është pjellore, kështu që mundësitë dhe lajmet e mira mund të vijnë deri në fund të muajit.

DEMI

Të enjten promovohen ata që kanë një aktivitet në kontakt me publikun dhe ata që duan të udhëtojnë. Nëse jeni duke kërkuar përgjigje nga njerëz të caktuar, veproni, por në një mënyrë të fokusuar dhe graduale. Kuadri yjor është pozitiv, një risi e mirë mund të vijë për dashurinë. Në prill ju mund të forconi një lidhje sentimentale.

BINJAKET

Qiell i pafavorshëm dhe ditë negative. Dikush shtrembëron mendimet dhe fjalët tuaja. Keni tensione në punë, situata delikate në sferën sentimentale, ndoshta ndonjë problem fizik. Çfarëdolloj gjëje që ju doni të thoni apo të bëni, është e domosdoshme që të bëni kujdes dhe të tregoni vëmendje, kjo vlen edhe për të premten.

GAFORRJA

Eshtë një e enjte e rëndësishme, pozitive për marrëdhëniet me të tjerët. Eshtë e mundur të jepni më shumë në marrëdhëniet në distancë, diçka mund të shkojë jo dhe aq mirë në një përplasje. Më mirë të veproni tani, në mars, lidhjet e pasistemuara nuk çohen më përpara, nuk ka hapësirë për pavendosmëritë. Aventurat nuk janë më për ju.

LUANI

48 orët e ardhshme do të jenë pak të lodhshme në një nivel ekonomik, nga një mungesë e mundshme e fondeve, e cila bllokon çdo projekt. Vëmendje gjithashtu duhet t’i kushtohet dashurisë. Megjithatë, Venusi është i favorshëm, historitë e fundit duhet të çohen përpara me gëzim. Të favorizuara janë takimet.

VIRGJERESHA

Kujdes shëndetin, madje edhe një sëmundje e lehtë mund të shkaktojë shqetësime humori dhe t’ju bllokojë, rreziku është që të bëheni hipokondriakë me kalimin e kohës. Këshilla është që të përqendroheni te vetja dhe të rifitoni ekuilibrin. Dashuria është shumë larg, por në shkurt ka një shans të mirë për rekuperim.

PESHORJA

Ditë e ndërmjetme, është një moment kur nuk ka asgjë shumë të ndërlikuar, por as edhe të thjeshtë. Nëse ju jepet një shans, rrokeni me entuziasëm nga njëra anë, por nga ana tjetër ndjeni edhe peshën e përgjegjësisë. Do ketë pak lodhje për shkak të Saturnit disonant. Nga e premtja do të përmirësohen marrëdhëniet.

AKREPI

Ju mbartni ende një ndjesi ankthi. Dyshimet dhe të ardhurat e pakta ju kanë bërë të shqetësoheni, por në javët e ardhshme gjithçka mund të ndryshojë. Kurrë mos e ulni kokën. Për këtë gjendje shpirtërore që keni aktualisht, kërkoni dashuri ose një person ku të mbështeteni.

SHIGJETARI

Ju jeni të predispozuar ndaj ndryshimeve, kështu që do të jeni të lumtur të dini se diçka po ndryshon, gjithashtu sepse në këtë moment ju e ndjeni nevojën: ju duhet të lini prapa një ritëm që nuk ju kënaq më. Por dikush ka fituar tashmë, në dëm një personi që nuk ka arritur të bëjë më mirë se ju. E shtuna është dita më e mirë për ndjenjat.

BRICJAPI

Në 48 orët e ardhshme duhet të ndaloni dhe të reflektoni. Yjet janë në anën tuaj. Dita më e favorshme për ndjenjat do të jetë e diela. Për ata që janë vetëm, shikoni përpara me vetëbesim. Ndonjëherë ju duhet të izoloheni nga të tjerët.

UJORI

Mërkuri dhe Venusi në aspekt pozitiv të premren, por një ngarkesë energjie do e merrni që sot. Mbështetuni tek risitë në punë, shmangni dashuritë e pamundura dhe më në përgjithësi mos shkoni kundër rrymës. Në dashuri mund të lindin histori të rëndësishme, ndjesi të forta do keni në muajt e ardhshëm. Një evoluim ka të bëjë mbase me një miqësi të nënvlerësuar, apo një takim të lindur rishtaz.

PESHQIT

Janë ditë kur mund të izoloheni për të reflektuar, disa situata nuk janë më të menaxhueshme. Ditë e vështirë për ata që kanë një problem emocional, asgjë nuk kalon pa e vënë re, për shembull persona që të rrethojnë të shkaktojnë një lloj acarimi. Do jetë më mirë të dielën.

/një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button