Psikologji

A beson në Zot?

Na thonë shpesh se duhet të kemi besim tek Zoti. Në disa situata, duket aq e vështirë të besosh. Në vështirësi, mendimi i parë që të vjen, është se Zoti është i padrejtë me ty, se ti nuk ke bërë asgjë të keqe për të merituar vuajtje dhe stres dhe Ai është duke të ndëshkuar padrejtësisht. Mirëpo askush nuk thotë se të besosh është e lehtë, ama ia vlen dhe këto janë arsyet pse.

  1. Ai e di mirë çfarë po kalojmë në çdo moment

Ai e di fatin tonë dhe çdo gjë që do të na ndodhë në të ardhmen. Ai e di mirë mënyrën se si duhet ta përballojmë çdo situatë dhe ndaj duhet t’i besojmë Atij.

“Kur pyet, duhet të besosh dhe jo të dyshosh, sepse ata që dyshojnë janë si valët e detit, era i zhduk”_, – James 1:6

  1. Me Të janë të gjitha gjërat të mundura

Ai i njeh dëshirat e zemrës tënde. Nëse i beson Atij me gjithë gjërat që do më tepër, Ai do të kujdeset për të t’i ofruar ato. Ai e di çfarë është e mirë për jetën tënde. Nëse mendon se synimet e tua janë të paarritshme, mendohu sërish. Çdo gjë është e mundur me Zotin. Gjithçka të duhet është thjesht të besosh.

“Nëse nuk mundesh?”, – tha Jezusi. – “Çdo gjë është e mundur për atë që beson”. – Marku 9:23

  1. Atij ia vlen t’i besosh

Duhet t’i besosh Zotit plotësisht, se do të jetë Ai që do të ndihmojë dhe do të kujdeset për ty. Ai di çfarë është më e mira për secilin nga ne dhe duhet thjesht ta besojmë se edhe sfidat që na vendos përpara në jetë, janë për të na bërë më të fortë.

“Beso te Jezusi me gjithë zemër dhe mos u mbështet në aftësinë tënde për të kuptuar. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe Ai do t’i drejtojë rrugët e tua”, – Proverbat 3:5-6

  1. Ai e di çfarë po bën

Zoti e di saktësisht se çfarë do për jetën tënde. Ai ka një qëllim për ty dhe e ka planifikuar çdo gjë. E di kur do të martohesh, sa fëmijë do të kesh, çfarë pune do të bësh dhe çdo gjë të vogël apo të madhe të jetës tënde. Mos dysho në planet e tij, sepse janë perfekte.

Back to top button