Shkence

A do na eleminojnë një ditë makineritë inteligjente?

Njerëzit që shqetësohen se ne jemi drejt shpikjes së makinave të rrezikshme inteligjente, e kanë keqkuptuar gjendjen e shkencave kompjuterike

makineri

Nga Will Knight “MIT Technology Review”
Xhoshua Benxho, drejton një prej grupeve më të shquara kërkimore në botë, për zhvillimin e një teknologjie të fuqishme të Inteligjencës Artificiale, të njohur ndryshe si mësimi i thelluar. Aftësitë befasuese të të mësuarit e thellë, që u janë dhënë kompjuterëve gjatë viteve të fundit, nga njohja e zërit në nivelin njerëzor dhe klasifikimin e imazhit në bazë të shkathtësive themelore bisedore, kanë nxitur paralajmërime në lidhje me progresin që po shënon IA në drejtim të përputhjes, apo ndoshta tejkalimit të inteligjencës njerëzore.
Figura të shquara si Stefën Houking dhe Elon Mask, kanë paralajmëruar se inteligjenca artificial, mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Mask dhe të tjerët kanë investuar miliona dollarë mbi studimin e rreziqeve të mundshme të IA, si dhe zgjidhjet e mundshme.
Por deklarata të tilla janë të ekzagjeruara për shumë prej njerëzve, të cilët aktualisht janë duke u marrë me zhvillimin e kësaj teknologjie. Benxho, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Montrealit, reagon për këtë çështje në një intervistë për “MIT Technology Review”
A duhet të shqetësohemi se sa shpejt po përparon inteligjenca artificiale?
Disa njerëz që e kanë mbivlerësuar përparimin që është shënuar. Ka patur shumë vite të një progresi të vogël për shumë prej këtyre gjërave, duke përfshirë edhe kompjuretat që përmbajnë më shumë të dhëna dhe që janë shumë të fuqishëm në krahasim me dikur. Hipërbolizimi nuk ka të bëjë me faktin, nëse këto objekte që ne po krijojmë janë apo jo të dobishme. Por njerëzit e nënvlerësojnë faktin sesa shumë më tepër shkencë duhet bërë. Dhe është e vështirë për ta ndarë hiperbolizimin e gjërave nga realiteti, sepse ne po i shohim këto gjëra të mëdha dhe me sy të lirë, dhe ato duken magjike.
A ekziston rreziku që studiuesit e teknologjisë së Inteligencës Artificiale të lëshojnë aksidentalisht “demonët”, sikurse është shprehur edhe Mask?
Kjo punë nuk është si ajo e dikujt që papritmas gjeti një recetë magjike. Gjërat janë shumë më të komplikuara se sa një histori e thjeshtë, që disa njerëz do të donin t’iu tregonin. Gazetarët ndonjëherë do të donin t’iu tregonin historinë e dikujt që në garazhin e tij do të ketë këtë ide të mahnitshme, dhe pastaj ne kemi një përparim të hatashëm dhe Inteligjencën Artificiale.
Në mënyrë të ngjashme, kompani të ndryshme duan të tregojnë një histori të bukur se “Oh, ne kemi këtë teknologji revolucionare që do të ndryshojë botën, Inteligjenca Artificiale është thuajse këtu, dhe ne jemi kompania e parë që do ta shpërndajë atë”. Kjo nuk është aspak mënyra sesi funksionojnë gjërat.
Po në lidhje me idenë, në qendër të këtyre shqetësimeve, se Inteligjenca Artificiale mund të fillojë përmirësimine vetvetes, dhe pastaj të bëhet e vështirë për t’u kontrolluar?
Kjo nuk mënyra sesi po ndërtohet aktualisht Inteligjenca Artificiale. Makinat e mësuara, nënkuptojnë se ju keni një proces të përpiktë, të ngadaltë të marrjes së informacionit nëpërmjet miliona shembujve. Është e vërtete që një makinë e përmirëson veten, por shumë, shumë ngadalë, dhe në mënyra shumë të specializuara. Dhe lloji i algoritmave që ne përdorim në ndërtimin e tyre, nuk janë të ngjashme me viruset e vogla që nxisin vetë-programimin. Kjo nuk është ajo që ne jemi duke bërë.
Cilat janë disa nga problemet më të mëdha të pazgjidhura me Inteligjencën Artificiale?
Të mësuarit pa mbikëqyrje, është me të vërtetë shumë e rëndësishëm. Tani për tani, rruga që po u mësojmë makinave të jenë inteligjente, është ajo që ne duhet t’i tregojmë kompjuterit çfarë është një imazh, madje edhe në nivel pikseli. Për një ngarje autonome të automjetit, njerëzit duhet të përmendin një numër të madh imazhesh, për të treguar se ku ndodhen rrugët dhe ku trotuaret.
Kjo nuk është aspak mënyra se si mësojnë njerëzit por as kafshët.
Ne kemi harruar diçka të madhe. Kjo është një nga gjërat kryesore që ne jemi duke zhvilluar në laboratorin tim, por nuk ka aplikime afatshkurtra, dhe ndoshta s’do të jenë e dobishme për të ndërtuar një produkt nesër. Një sfidë e madhe është të kuptuarit e gjuhës natyrale. Ne kemi bërë një përparim mjaft të shpejtë në vitet e fundit, kështu që kjo është shumë inkurajuese.
Por mbetemi ende në nivelin ku mund të themi se makina kupton. Është njëlloj sikur ne të mund të lexonim një paragraph, dhe pastaj të kërkojmë çfarëdolloj pyetje në lidhje me të, dhe një makinë në thelb mund të përgjigjet në mënyrë të arsyeshme, tamam si një njeri. Por ne jemi ende larg nga kjo.
Çfarë qasje përtej të mësuarit të thellë, do të jetë e nevojshme për të krijuar një makineri vërtet inteligjente?
Përpjekjet tradicionale, duke përfshirë arsyetimin dhe logjikën- ne duhet të ‘martohemi’ me gjërat e të mësuarit të thellë, në mënyrë që të lëvizim në drejtim të Inteligjencës Artificiale. Unë jam një nga njerëzit e pakët që mendojnë se makinës që mëson njerëzit, dhe sidomos mësimin e të thellë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje tek neuroshkenca.
Truri funksionon, dhe ne ende nuk e dimë pse-në e shumë aspekteve. Përmirësimi i të kuptuarit, ka një potencial të madh për të ndihmuar kërkimet mbi IA. Dhe unë mendoj se specialistët e neuroshkencës do të përftojnë shumë nga përpjekjet për të përshtatur atë që ata vëzhgojnë tek truri, me llojet e koncepteve që jemi duke zhvilluar tek makineritë që mësojnë.
A e keni menduar ndonjëherë se duhet t’iu shpjegoni njerëzve se Inteligjenca Artificiale nuk është gati për të marrë drejtimin e botës? Kjo duhet të jetë e çuditshme…
Ky është sigurisht një shqetësim të ri. Për kaq shumë vite, Inteligjenca Artificiale ka qenë një zhgënjim. Si shkencëtare ne përpiqemi për të ndërtojmë një makinë pak më inteligjente, por ato janë ende shumë idiote. Unë mendoj shpesh se ne nuk duhet ta quajmë këtë fushë të inteligjencës artificiale, por të marrëzisë artificiale.
Në fakt, makinat tona janë memece, dhe ne thjesht jemi duke u përpjekur t’i bëjmë ato më pak memece. Tani, për shkak të këtyre përparimeve që njerëzit mund të shohin, ne mund të themi:”Oh, Zot, në fakt mund të themi gjëra në anglisht, dhe mund të kuptojnë përmbajtjen e një imazhi”. E pra, tashmë i kemi lidhur këto gjëra me të gjithë fantashkencën që kemi parë nëpër filma dhe prandaj themi:”Oh, jam i frikësuar!”
Mirë, por me siguri është ende e rëndësishme të mendohen që tani mbi pasojat e mundshme të Inteligjencës Artificiale…
Absolutisht po. Ne duhet të flasim mbi këto gjëra. Por ajo që më shqetëson shumë në lidhje me këtë çështje në një të ardhme të afërt, nuk ka të bëjë me pushtimin që kompjuterat do t’i bëjnë mbarë botën. Unë jam më shumë i shqetësuar për keqpërdorimin e Inteligjencës Artificiale. Përdorimi i tyre për synime të këqija ushtarake, manipulimi i njerëzve nëpërmjet reklamave vërtetë të zgjuara; por edhe ndikimi social që ka ky proces, në kushtet kur shumë njerëz po  humbasin punët e tyre. Shoqëria ka nevojë të bëhet bashku, dhe të dalë me një përgjigje kolektive, për të mos ia lënë ligjit të xhunglës sqarimin e këtyre problemeve. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button