Horizonti.al

A duhet të ketë viti 13 muaj?

screen-shot-2016-09-29-at-15-23-07Rreth fillimit të shekullit XX, Moisi B. Kotsuort, kontabilist i hekurudhave britanike, ishte duke shqyrtuar ecurinë e kalendarit. Por kjo vështirë se kërkon shumë shpjegime:çdo muaj ka një numër të ndryshëm ditësh dhe javësh, dhe praktikisht asgjë nuk mbetet konstante nga njëri vit në tjetrin. Pra, në vend se të përpiqej të rregullonte diçka, ai shpiku një kalendar të ri.

Sipas kalendarit së Kotsuort, viti ka saktësisht 13 muaj nga 28 ditë. Çdo muaj ka katër javë, dhe çdo date ka një ditë të dedikuar të javës:e para është gjithmonë e djelë; 13 gjithnjë e premte. Muaji i trembëdhjetë i Kotsuort quhet Sol, për shkak të solsticit veror, dhe shtrihet muajve qershor dhe korrik, kur ndodh solstici.

Dita e brishtë u ricaktua, dhe nga vendi i saj i mëparshëm në shkurt në fund të Sol-it. Për të rrumbullakosur 365 ditë, Kotsuort shtoi Ditën e Vitit pas 28 dhjetorit, si një festë globale që nuk i përkiste asnjë muaji individual. Edhe pse ai u përpoq me pasion të bindte liderët botërorë të miratonin kalendarin e tij, askush nuk e përfilli me përjashtim të një njeriu:themeluesi i Kodak, Xhorxh Istman.

Kodak zbatoi kalendarin 13-mujor në vitin 1924, dhe e përdori për aktivetin e kompanisë deri në vitin 1989. Edhe pse kalendari 13-mujor mund të tingëllojë i çuditshëm, nuk është aq i tillë se sa kalendari gregorian që përdorim sot, i cili ka përjetuar ndryshime të shumta për të qëndruar në fuqi për mijëvjeçarë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button