Horizonti.al

A e dini pse ju shpërthejnë bateritë e celularëve?

Bateritë me ion litiumi kanë dy elektroda që kanë në mesin e tyre një elektrolit të djegshëm. Bateritë e celularëve janë kaq të holla, saqë hapësira mes elektrodave të gjera e të holla është e vogël shumë. Në rastin e Samsung Galaxy Note 7, defektet në prodhim i shtypën më shumë këto elektroda dhë bënë që ato të preken mes tyre. Kur kjo ndodh, bateria bën qark të shkurtër dhe krijon shumë nxehtësi.

Kjo gjë përshpejton reaksionet kimike, që prodhojnë edhe më shumë nxehtësi, duke shkaktuar një gjendje shtimi të vazhdueshëm termik.

Bateritë e litiumit mund të marrin flakë edhe nëse karikohen me tepri, apo karikohen nën zero gradë celcius. Kjo shkakton grumbullimin e metalit të litiumit në elektrodën negative, gjë që me kalimin e kohës shkakton qark të shkurtër. Mbrojtësja e qarkut në bateri duhet ta mbrojë këtë, por mund edhe të dështojë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button