Shkence

A e dini që, sa më shumë zgjedhje të kemi, aq më pak të lumtur jemi? Ja pse…

screen-shot-2016-09-15-at-14-57-28

Për një studim të vitit 2000, të udhëhequr nga psikologët Sheena Iyengar dhe Mark Lepper, studiuesit vunë dy lloje paraqitje reçelash mbi një tryezë në supermarket. Ditën e parë, blerësit panë 24 lloje reçelësh të ndryshëm. Ditën e dytë gjashtë lloje. Edhe pse blerësit provuan më shumë reçelët në ditën e parë, të dhënat për shitjet në fund treguan një histori të ndryshme: njerëz ditën e parë kishin dhjetë herë më pak gjasa të blinin, se sa në ditën e dytë. Ky studim tregoi atë që u bë i njohur si “paradoksi i zgjedhjes,” fenomeni që e bën kënaqësinë tonë të bjerë, teksa numri i zgjedhjeve që kemi rritet, edhe atëherë kur mendojmë se më shumë zgjedhje është ajo që në të vërtetë duam. Duhet të theksohet, megjithatë, se ky fenomen nuk ndodh në çdo skenar.

Për shembull, studime të tjera kanë treguar atë që quhet “kundërshtia ndaj zgjedhjes së vetme”, ku klientët që përballen me dy zgjedhje, ka më shumë gjasa të blejnë, se sa kur ka një zgjedhje të vetme. Mënyra si janë kategorizuar zgjedhjet bën dallimin në “paralizën e zgjedhjeve” që ne përjetojmë. Sërish, ankthi që njerëzit përjetojnë kur kanë shumë zgjedhje është një fenomen shumë real në rrethanat e duhura, gjë që e kanë treguar shumë studime: ka shembuj se si punonjësit, të gjendur përballë një shumëllojshmërie planesh pensioni, kanë më pak gjasa të marrin pjesë në një të tillë, dhe raste të kompanive që janë përpjekur të kursejnë para duke bërë ulje në produkte të kategorive të caktuara, që në ndërkohë kanë rritur shitjet në mënyë të pashpjegueshme. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button