Shkence

A e dini se cilat janë dhjetë risitë që mund të ndryshojnë botën tonë?

screen-shot-2016-10-25-at-09-40-58

Që nga viti 2001, MIT Technology Review publikon listën e 10 risive më të rëndësishme teknologjike që shënohen çdo vit. Redaktorët përzgjedhin çdo risi bazuar tek potenciali i tyre për të ndryshuar botën. Listat e viteve të shkuara përfshinte dronët bujqësore, smartfonët ultraprivatë, hartën e trurit, patatet e skuqura neuromorfike, rrjete sensorësh pa tel, medota të reja në prodhimit, orët e zgjuara dhe celularin 3-D. Lista e këtij vitit është po aq emocionuese, raporton bota.al.

Inxhinieria imune

Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të redaktimit të gjeneve të quajtur TALEN, e cila mund të kryejë ndryshime në ADN-në e qelizave të gjalla. Këto qeliza të ndërtuara si gjenetikisht imune, mendohet t’i shpëtojnë jetën pacientëve me kancer, dhe mund të çojnë në trajtime të reja për HIV-in dhe sëmundjet e rënda autoimune si artriti dhe skleroza e shumëfishtë.

Shkencëtarët zbuluan se ata mund të vendosnin nën kontroll qelizat T në qarkullimin e gjakut të një personi dhe duke përdorur një virus, mund të shtojnë instruksione të reja të ADN-së që t’i kërkojnë ato në llojin e qelizave të gjakut të të sëmurëve me leuçemi. Shkencëtarët tanimë janë duke kërkuar për  krijimin e një furnizimi “universal” të qelizave T të bëra nga dhuruesit e gjakut, por e redaktuar për të përjashtuar receptorët që qelizat T përdorin për të kërkuar molekulat e huaja.

Redaktimi i saktë i gjenit tek drithërat

Një metodë e re e redaktimit të gjenit e quajtur CRISPR, ofron një mënyrë të saktë për të modifikuar drithërat, për të siguruar që këto të fundit të japin më shumë prodhim dhe t’i rezistojnë në mënyrë më efikase thatësirës dhe sëmundjeve të ndryshme. Studimet kanë dëshmuar se gjenet e bimëve mund të redaktohen pa lënë pas ADN-në e huaj, çka mund të shmangë rregulloret ekzistuese mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht. Kjo risi mund të rrisë produktivitetin bujqësor për të ushqyer popullatën në rritje të botës.

Bisedat në rrjet

Kompania kineze lidere e internetit, Baidu, ka zhvilluar një teknologji të fuqishme të të folurit, të quajtur ‘Deep Speech 2’, e cila e bën shumë më të lehtë përdorimin e një smartfoni. Programi mëson të lidhë fjalët dhe frazat, teksa ofron miliona shembuj të fjalëve të transkriptua. Ai mund të njohë fjalët e thëna me një saktësi impresionuese – studiuesit konstatuan se ‘Deep Speech 2’, mund të kopjojë nganjëherë fjalë Mandarine më saktë sesa një jeri. Kjo lloj teknologjie ka shumë rëndësi, pasi mund të hajë shumë kohë dhe të jetë frustruese bashkëveprimi me pajisje përmes shtypjes, veçanërisht në një gjuhë si kinezçja që ka mijëra karaktere.

Raketat e ripërdorshme

Para vitit 2015, raketat e shtrenjta ishin funksionale vetëm për një fluturim para së të shkatërroheshin. Tani ato mund të bëjnë një ulje normale dhe të rifurnizohen për një tjetër udhëtim. Nëse gjithnjë e më shumë raketa mund të ulen në mënyrë të sigurtë dhe ripërdoren, kostoja e udhëtimin në hapësirë mund të ulet, duke siguruar mundësi të pabesueshme për më shumë të udhëtime në të ardhmen. Dy kompanitë e para të suksesshme në uljen e një rakete, SpaceX dhe Blue Origin, i ulin raketat e tyre në këmbët e tyre, një truk që kërkon një softuer të brendshëm për të ngadalësuar raketën në momente të caktuara.

Robotët që mësojnë njëri-tjetrin

Para se robotët të mund të kryejnë punë të vështira, ata duhet të mësojnë si të njohin dhe të trajtojnë objekte të përbashkëta. Ata kanë nevojë për qasje tek të dhënat se si të kuptojnë dhe manipulojnë objektet. Në mënyrë tipike, këto të dhëna vijnë nga programimi i përpiktë. Por, ky proces mund të bëhet shumë më i lehtë, në rast se robotët që mësojnë detyrat t’ia transmetojnë pastaj njohuritë robotëve të tjerë që mund të hyjnë më vonë në shërbim. Aftësitë e robotëve mund të përshpejtohet në mënyrë dramatike, nëse çdo lloj makinërie nuk ka nevojë të programohet veçmas.

“Dyqani” i AND-së

Gjenomet përmbajnë informacion në lidhje me shëndetin tonë, tiparet, dhe të afërmit. Progami Helix do të mbledhë një mostër të pështymës nga cilido që blen një AND app, duke renditur dhe analizuar gjenet e konsumatorëve, dhe pastaj dixhitalizuar rezultatet në mënyrë që ato të mund të arrihen nga zhvilluesit e programeve që duan të shesin aplikacione të tjera. Një dyqan online që ofron informacione mbi gjenet tuaja, do ta bëjë më të lirë e më të lehtë për të mësuar më shumë mbi rreziqet tuaja shëndetësore.

Keit Stjuart nga Klinika Majo thotë se shumica e aplikacioneve që kthehen në një informacion të vërtetë mjekësor, do të duhet të përfshijë një mjek dhe mundësisht marrjen miratimin e agjencisë rregullatore. Administrata e SHBA për Ushqimin dhe Barnat i mban afër skedat me testet e gjeneve, dhe do të vendosë se sa informacion mund të zbulojë Helix apps.

Fabrika e Qytetit Solar

I ndërtuar dhe paguar nga shteti i Nju Jorkut, një strukturë solare me një kosto prej 750 milionë dollarësh në Bufalo do të prodhojë 1 gigavat kapacitet diellor në vit dhe do ta bëjë këtë teknologji shumë më tërheqëse për pronarët e shtëpive. Fabrika “SolarCity” do të fillojë prodhimin e disa prej paneleve diellore më të efektshme komerciale që gjenden në dispozicion në treg.

Panelet diellore në çatitë e shpëtive në SHBA janë bërë gjithnjë e më popullore në familje, për shkak të subvencioneve federale dhe rregullave që lejojnë pronarët e shtëpive në shumë shtete të shesin energjinë e tepërt ndaj rrjetit me çmimet e shitjes me pakicë. Rënia e kostove të instalimit në Qytetin Solar, mund t’i bëjnë edhe më popullore banesat solare.

Sistemi Slack

Slack është një sistem mesazhesh brenda zyrës, që mund të përdoren në pajisje të lëvizshme dhe desktop për të ndarë fotografi dhe lloje të ndryshme përmes bisedave të kaluara. Ai u jep kolegëve një vend të centralizuar për të komunikuar nëpërmjet mesazheve të çastit dhe dhomave të chat-it. Ndryshe nga e-maili, Slack transmeton mesazhe në rrjedha të dukshme për të gjithë ata që punojnë bashku, çka mund të rrisë produktivitetin.

Autopiloti i Teslas

Prej vitit 2014, kompania e prodhimit të makinave elektrike ka filluar t’i ndërtojë këto të fundit me sensorë utrasonikë, kamera, radar ballor dhe frena të kontrolluara në mënyrë dixhitale për një tarifë shtesë. Në vitin 2015, Tesla kreu një përditësim të softuerit për 60 mijë makina të ndërtuara me këto karakteristika, për të mundësuar ngarje autonome të mjetit. Tashmë makina mund të menaxhojë shpejtësinë, ndryshojë korsinë dhe të parkojë vetë. Autopiloti mund të aktivizohet nga një ekran me prekje, dhe gjithashtu mund të ç’aktivizohet duke shtypur frenat. Kjo mund të kufizojë numrin e aksidenteve rrugore që shkaktohen çdo ditë nga gabimet njerëzore.

Energji nga ajri

Pajisjet wireless mund të mbledhin energji dhe të komunikojnë me anë të sinjaleve të radios, të tilla si Wi-Fi. Kjo mund të eliminojë nevojën për bateri apo karrikues. Pajisjet e internetit të fuqizuara nga Wi-Fi dhe sinjale të tjera pa tel, mund t’i bëjnë shumë më të përhapur kompjuterat e vegjël dhe sensorët. Në të ardhmen, kamerat e sigurisë, sensorët e temperaturave dhe alarmet e tymit nuk mund të kenë asnjëherë nevojë të ndryshojnë bateritë e tyre. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button