Shkence

A e dini se trupi juaj zotëron disa super-aftësi të pabesueshme? Ja 6 prej tyre

screen-shot-2016-10-10-at-07-17-27

Ju mund të habiteni kur të mësoni se sa shumë aftësi të jashtëzakonshme ka realisht trupi tuaj. Të gjitha gjërat e mëposhtme mund të bëhen nga cilido, dhe ato janë të gjitha shumë të çuditshme.

1. Parashikon motin

Po, është e vërtetë, trupi juaj mund të parashikojë në fakt motin! Nëse keni dhimbje apo rëndesë tek kyçet e gjymtyrëve, këto do të ndjehen më shumë përpara një stuhie. Kjo ndodh për shkak të rënies së presionit atmosferik, që nga ana e tij shkakton një rënie të presionit të përbashkët të lëngjeve në trup, e cila shfaqet në formën e dhimbjeve të artikulacioneve. Nuk kemi pra të bëjmë me një përrallë të moçme, por diçka të provuar shkencërisht.

2. Tregon të ardhmen

A është e ardhmja e panjohur? Ndoshta në një nivel të ndërgjegjshëm, por duket se zemrat tona e dinë realisht se çfarë do të ndodhë. Në një studim iu kërkua pjesëmarrësve të shohin një seri imazhesh – disa prej tyre neutrale, dhe ca të tjera të dizajnuara në mënyrë të tillë për të nxitur një reagim. Studimi zbuloi se rrahjet e zemrës rriteshin, siç mund të pritej, ndërsa personat shihnin imazhe shqetësuese… por rrahjet në fakt përshpejtoheshin më shumë se 10 sekonda para se të shfaqej imazhi. A e dinë zemrat se kur do të ndodhë diçka?

3. Shfaq dashurinë tuaj

A keni një dëshirë të fortë të fshehtë? Ju mund mos dëshironi ta shihni në sy në çdo kohë. Sipas disa studimeve, sytë tanë zgjerohen kur shohim dikë që duam. Ky sinjal kontrollohet nga sistemi nervor simpatik, dhe ndodh kur shohim çdo gjë që është e pëlqyeshme për ne.

4. Ka super forcë

Ne të gjithë kemi dëgjuar mbi gjithë idenë se një nënë mund të fitojë papritur forcën për të zhvendosur edhe një makinë, kur fëmija i saj gjendet në rrezik, por kjo është në fakt diçka që mund të ndodhë vërtet. Çlirimi i adrenalinës në një situatë e vështirë prodhon një rezultat të veçantë. Rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja shtohen, dhe në të njëjtën kohë sistemi juaj tretës mbyllet. Kjo i lejon muskujve të kenë më shumë forcë – me fjalë të tjera, duke ju dhënë aftësi vërtet superiore nga ato që njohim zakonisht!

5. Shihni me veshët tuaj

Nëse ndonjëherë ju ndodh të verboheni, mos u shqetësoheni shumë se nuk do të mund të lëvizni. Trupi juaj në fakt mund ta kompensojë këtë anomali duke ju lejuar të shihni… me veshët tuaj. Ekolokacioni është procesi i parafytyrimit të peisazhit rreth jush nga tingujt që dëgjoni, dhe veçanërisht kur silleni rreth e rrotull. Daniel Kish është aq i mirë në përdorimin e kësaj aftësie, saqë është bërë çiklist profesionist i ecjeve me biçikletë në rrugët malore, ndonëse është i verbër.

6. Ngadalësoni kohën

Nëse keni parë filmin “The Matrix”, dini gjithçka rreth të ashtuquajturës koha e plumbit, në të cilën çdo gjë ngadalëson, dhe ju mund të vini re me qartësi se si kalon koha. Kjo është diçka që ju mund ta përjetoni realisht! Oficerët e policisë dhe persona të tjerët të gjendur në situata të vështira, kanë dëshmuar mbi ngjarje ku panë gjërat të ndodhnin në lëvizje të ngadaltë para tyre, të cilat nuk do të ishin në gjendje t’i kuptonin nëse do të ndodhnin në kohë reale. Për shkak se truri është në gatishmëri të lartë, ju filloni të mendoni shpejt – dhe për pasojë çdo gjë tjetër duket se lëviz më ngadalë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button