Histori

A e ndaloi një revolucion kufoma e Leninit?

Si e përdor ende Vladimir Putini vdekjen e njërit prej parardhësve të tij, për t’u kapur fort pas pushtetit

Screen Shot 2015-03-16 at 12.13.04Trupi i mumifikuar i Leninit ka qënë shfaqur në një Maozoleum në Sheshin e kuq në Moskë që nga viti 1924. Megjithëse udhëheqësi Sovjetik donte që ëndrrat e tij politike të jetonin në përjetësi, kjo lloj shfaqjeje publike ishte sigurisht jo çfarë ai parashikonte. Si një ateist, ai urrente gjithcka që vinte erë fe, duke përfshirë respektimin e eshtrave njerëzore. Por kjo nuk e ndali Stalinin, që ta përdorte Leninin si një model për propogandën komuniste pas vdekjes së tij…

Në ditën kur varrimi i Leninit ishte supozuar të ndodhte, gazeta shtetërore Izvestia shpalli se partia kishte vendosur ruajtjen e kufomës së Leninit. Pasardhësi i Leninit, Stalini e dinte se regjimi i ri mund të përdorte të gjithë ndihmën e mundshme nga cilatdo simbole, që prodhonin një lidhje shpirtërore tek njerëzit. Problemi i vetëm? Balsamimi i parë i Leninit mendohej vetëm të zgjaste pak ditë deri sa të varrosej dhe filloi të dështonte, sapo moti ngrohej. Pika të zeza filluan të shfaqeshin në lëkurën  e tij, goja varej e hapur dhe sytë gjysëm të hapur filluan të zhyten në zgavra.

Më në fund, komiteti vendosi të planifikonte përkujtimoren dhe punësoi profesorin e anatomisë Vladimir Vorobev. Pasi ai rregulloi kufomën, vëllai i Leninit raportoi se udhëheqësi i mëparshëm dukej “tamam siç ishte pak orë pas vdekjes së tij, ndoshta më mirë”. Qysh atëherë trupi i tij është larguar nga ndërtesa për një periudhë kohe vetëm në një rast: në 1941-shin u lëviz përkohësisht për në qytetin Siberian të Tyumenit, për ta mbrojtur atë nga nazistët.

Deri në fundin e komunizmit, trupi i Leninit ka qënë nën kujdesin e një firme të quajtur Shërbim Ritual. Është ekzaminuar dhe pastruar me një solucion antibakterial njëherë në javë dhe marinuar në një banjë me acetat potasiumi dhe gliceroli, njëherë në vit.

Tani së fundmi debati nëse trupi i Leninit duhet më në fund të lejohet të prehet është rihapur. Pikëpamja e Putinit? “Shumë njerëz në këtë vend e shoqërojnë jetën e tyre me emrin e Leninit,” tha ai. “Ta nxjerrësh Leninin dhe ta varrosësh atë do t’u thoshte atyre se kanë adhuruar vlera të rreme, se jetët e tyre ishin jetuar kot”. Duket se Putini është gjithashtu i ndërgjegjshëm për rëndësinë simbolike të trupit të Leninit, për aktorët e fuqisë së Rusisë, edhe sot… / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button