Shkence

A ekziston efekti Bilbao?

A mund të ketë arkitektura një ndikim pozitiv në të ardhmen e një qyteti? Muzeu Guggenheim bëri të mundur që qyteti industrial i Bilbaos të rishpikej pas një periudhe krize dhe të rënies ekonomike. Pas hapjes së muzeut, qyteti mundi të rritej ekonomikisht, duke u transformuar në një metropol kulturor. Ky “efekt Bilbao” ashtu si e kanë pagëzuar autorët e një studimi të kohëve të fundit rezulton tërheqës për shumë ekspertë të planifikimit urban dhe politik që kërkojnë të orientojnë qytetet e tyre në kushte ekonomike dhe sociale përmes ndërtimeve të projekteve arkitekturore të jashtëzakonshme. Studimi i publikuar në “Journal of Urban Design” realizoi tri projekte për të hulumtuar nëse efektet e dëshiruara materializoheshin ose jo.

“Impakti i këtyre projekteve arkitekturore në qytete të vogla dhe të mesme është diçka e pa studiuar, – shpjegon Alain Thierstein, autori kryesor i studimit në një komunikatë. Kemi studiuar tri qytete dhe projektet e tyre: Kunsthaus i Graz-it, qendrën kulturore të Lucernës dhe qendrën e shkencave në Wolfsburg. Meqë këto struktura ekzistojnë prej 15 vitesh mund të observohen efektet afatgjata në kohë.

Ekipi i Thierstein-it analizoi ndërveprimin e faktorëve ekonomikë, dizenjove të ndërtesave dhe efektet e tyre sociokulturore dhe përcaktuan se edhe pse projektet kanë efekte ekonomike pozitive, për shembull përhapjen e turizmit dhe programet kulturore, këto efekte nuk japin një ripozicionim të qartë. Në tre raste hulumtuesit observuan një ndryshim në marrëdhëniet e hapsirës së qytetit. Në Graz, Kunsthaus formon një urë që lidh distriktet urbane të mëparshme, të cilat ishin perceptuar si të ndara dhe të vlerësuara në mënyrë të ndryshme në aspektin social. Në Lucernë, qendra forcoi konvergjencën e fushës dhe të qytetit. Të njëjtën impakt pati edhe ndërtesa në Wolfsburg: zona përballë stacionit të trenit kryesor të qytetit ishte e një rëndësie për qytetin, por ishte e nënpërdorur. Kështu që ndërtesa e integroi këtë zonë me qytetin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button