Enciklopedike

A ekziston një Atlantidë në Mesdhe?

Screen Shot 2015-04-02 at 17.54.31

Mund të jetë qyteti Ishulli Heraklion, që historiani grek Herodoti (shekulli i V –të P.K.) e përmend me emrin Thonis. I Vendosur në detin pranë brigjeve egjiptiane, rreth shekullit të IX përfundoi i fundosur për motive ende të dyshimta (ngritje e ujrave, erozion i shkëmbenjve ose ngjarje të tjera katastrofike). Ajo që është e sigurtë është që kishim të bënim me një port të rëndësishëm tregtar, siç dëshmojnë ekspozimet e shumta arkeologjike të gjetura nga viti 2000, vit i zbulimit të tij nga ana e kërkuesit francez Franck Goddio.

MONEDHAT

Midis gjetjeve ka monedha ari, pllaka të gdhendura, skulptura impresionuese, masa plumbi e relike fetare. Nëse Atlantida ka ekzistuar ndoshta vetëm në mite e legjenda, nuk mungojnë megjithatë zbulime të shumta të krahasueshme me atë të Heraklionit, midis të cilave piramida magjepsëse nënujore e Guanahacabibes (Kubë), “muret Bimini”(Bahamas), ndërtesat e gjirit të Khambatit (Indi) dhe fortesat detare përgjatë ishullit të Yonagunit (Japoni).

Leave a Reply

Back to top button