Analiza

A është dobësimi i AKP-së, sinonim i paqëndrueshmërisë politike në Turqi?

 

Screen Shot 2015-06-11 at 4.29.14 PM

Didier Billion

Instituti I Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Rezultati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në zgjdhjet legjislative të 7 qershorit, ishte një sprapsje serioze për partinë e Erdoganit. Duke humbur shumicën e tij absolute në Parlament, për herë të parë qysh prej vitit 2002, sot është e vështirë të imagjinohet përbërja e ekzekuitivit të ardhshëm. Si mund të ngjante qeveria e ardhshme sipas jush?

Së pari, duhet kuptojmë se ne jemi tashmë në një sekuencë të re politike në Turqi. Në fakt, qysh prej trembëdhjetë vitesh, partia në pushtet nuk ka njohur një humbje të tillë të vetme elektorale. Rezultati i arritur nuk ishte në lartësinë e shpresave që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ishte bazuar dhe me objektivat që presidenti i Republikës kishte caktuar, meqënëse objektivi i tij kryesor ishte të arrinte shumicën e kualifikuar me tre të pestat, për të mundur të ndryshonte Kushtetutën. Erdogan nuk ka më shumicën absolute në gjirin e Parlamentit, gjë që përbën një risi qysh kur ai erdhi për herë të parë në pushtet. Tashmë shtrohet problemi i përbërjes së qeverisë. Deri tani – ky ishte një nga argumentet e parashtruara nga Erdogani-, shumica absolute që mbante AKP qysh prej vitit 2002 i kishte lejuar atij të krijonte ekzekutive homogjene, duke shmangur koalicionet. Në këtë drejtim, ai kishte insistuar shumë javët e fundit gjatë fushatës elektorale, në faktin që ai kishte sjellë stabilitetin politik në Turqi dhe se do të krijohej një çrregullim i thellë, nëse fatkeqësisht vendi do të binte në lojën e koalicioneve qeverisëse. Megjithatë nisur nga rezultatet e votimit, Erdogani do të jetë i detyruar të bëjë koalicion për formimin e qeverisë së re.

Vështirësia kryesore është se, sigurisht, asnjë nga partitë politike të përfaqësuara në gjirin e Parlamentit për këtë legjislaturë të re, nuk është e disponuar të hyjë në koalicion me AKP. AKP-ja, si dhe udhëheqësi i saj kryesor, Erdogan, kanë kristalizuar pakënaqësi të tilla, madje nganjëherë një zemërim të tillë, që një marrëveshje kompromisi politik do të jetë e vështirë për t’u arritur. Eventualisht një opsion i synuar do të ishte që AKP të përfitojë abstenime në momentin e emërimeve parlamentare të qeverisë së re, por që deputetët që do ta mbështesin, de facto, krijimin e kësaj qeverie nuk marrin pjesë ato vetë drejtpërdrejtë në ushtrimin e pushtetit qeverisës pranë AKP.

Një mbështetje kritike në një farë mënyre pa pjesëmarrje. Kjo do të ishte një zgjidhje hibride, por ky opsion do të jetë në realitet mjaft i vështirë për ta zbatuar. Një mundësi tjetër do të ishte që Partia Demokratike e Popujve (HDP) – parti me origjinë kurde, e cila nuk është më ekskluzivisht e tillë pasi ka marrë dhe shtresa të tjera të shoqërisë dhe ka zhvilluar tema të shumta me kërkesa gjatë fushatës elektorale – pranon të marrë pjesë në qeveri, me një program dhe një mandat jashtëzakonisht të saktë, në lidhje vetëm me zgjidhjen e çështjes turke, megjithëse HDP-ja nuk ka reshtur të përsërisë gjatë javëve të fundit që ky opsion nuk ishte i konceptueshëm.

Do të mund atëherë të imagjinojmë që një koalicion i tillë i përkohshëm të formohet, por për momentin kjo është krejtësisht teorike dhe bisedime komplekse do të fillojnë. Në mënyrë hipotetike kjo qeveri do të ketë mandat vetëm për një pikë atë të çështjes kurde, ndërkohë që sfidat e shoqërisë turke sigurisht janë të shumta, si në nivelin politik, dhe në atë ekonomik.
Jemi pra në një situatë politike krejtësisht të re me zemërimin e Erdoganit dhe me qëndrimet e tij shumë polarizuese, dhe në mënyrë sistematike të ndara qysh prej vitesh, do ta bëjnë të vështirë krijimin e një koalicioni në kuptimin klasik të termit.

 

Me një rezultat që i kalon 13% të votave, partia pro-kurde (HDP) hyn për herë të parë në Parlament dhe do të marrë të paktën 80 vende. Sipas jush cilat do të jenë pasojat e kësaj fitoreje ? “Procesi i zgjidhjes” me kurdet a do të vihet në diskutim, apo përkundrazi do të forcohet?

Së pari më duket më e drejtë të cilësojmë këtë parti “pro-kurde”, sepse në realitet Partia demokratikee popujve (HDP) ka ndryshuar taktikë dhe ka bërë ndryshimin e saj politik. Megjithëse ajo ka një bazë elektorale shumë të fortë në zonat me popullsi kurde në Turqi, sidomos në Lindje dhe në Jug-Lindje të vendit, HDP-ja në saj të një ndryshimi strategjie politike, ka marrë votues dhe nga kategori të tjera të popullsisë. Për shembull gjatë fushatës ajo insistoi shumë mbi mbrojtjen e të gjitha minoriteteve qofshin fetare, seksuale, etj.

HDP-ja gjithashtu insistoi shumë në çështjet mjedisore, gjë që është mjaft e re në problematikën politike në Turqi.

Më në fund tema e barazisë gjinore ka qenë një nga temat e përsëritura e që u u shpreh me emërimin e 268 kandidatëve duke u vendosur përpara të gjithë partive të tjera. Për rrjedhojë, mendohet që një pjesë e mirë e atyre që kundërshtonin pushtetin gjatë krizës së Gezi-it në Stamboll para dy viteve kanë votuar për këtë parti, që kërkon të përqafojë kauza shumë më të ndryshme dhe të shumta se sa vetëm çështjen kurde. U konstatua se një pjesë e të majtës radikale dhe/apo liberale votoi për atë. Sigurisht HDP është një fituese e madhe e këtyre zgjedhjeve sepse është për herë të parë që një parti e kalon pragun e 10%. Ajo ka arritur një përfaqësim parlamentar asnjëherë i arritur me 80 deputetë. Ajo do të jetë një parti e rëndësishme në lojën politike dhe parlamentare në ditët dhe muajt e ardhshëm. Kështu një nga aspektet thelbësore do të jetë fillimi i “procesit të zgjidhjes” së çështjes kurde, domethënë përpjekja për të arritur në një kompromis politik me Shtetin, në mënyrë që kërkesat politike dhe kulturore të turqve me origjinë kurde mund të arrihen. Dihet që ky projekt ishte një nga shtyllat e rëndësishme të HDP, dhe nisur dhe nga rezultati i ditës së dielë në votime, unë mendoj se do të jetë një nga shtyllat kryesore të betejës.

Pra mendoj që ky rezultat shumë i mirë i HDP përbën potencialisht një forcim të procesit të zgjidhjes së çështjes kurde. Ky është momenti për të filluar negociatat, sepse unë nuk mendoj që Turqia të mund të përfundojë procesin e saj demokratik deri në fund, nëse çështja kurde nuk është rregulluar.

 

A ka një rrezik që të shohim një paqëndrueshmëri politike të instalohet në mënyrë të qëndrueshme në Turqi? Tashmë në gjirin e AKP-së përmendin mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme…

Për mua ka tashmë një formë paqëndrueshmërie politike ekziston në Turqi dhe e konstatuam dhe gjatë krizës së Gezi-it. Edhe se kjo krizë kishte prekur vetëm një pjesë të vogël të popullsisë turke, nuk pengoi që ky mobilizim i para dy viteve të kishte një kuptim politik të rëndësisë së parë .

Qysh ahere ka pasur një sërë krizash që kanë dëmtuar jetën politike turke, sidomos beteja e ashpër e nisur nga partia e Erdoganit kundër asaj që ai e quan “struktura paralele”, është në realitet lufta kundër partizanëve të Fethullah Gülenit, ish mbështetës i AKP-së.

Kjo betejë politike rezultoi me vënien nën akuzë apo transferimin e qindra gjykatësve dhe policëve, tregon se ky vend njihte një fazë paqëndrueshmërie politike dhe jo në nivel qeverisës pasi AKP-ja drejtonte vetëm, por në një mënyrë më globale.

Kjo nxitje e fortë e presidentit të Republikës për të ndarë dhe polarizuar jetën politike sigurisht nuk ishte e shëndetshme. Në këtë kontekst, Erdogani do të ketë shumë vështirësi të nisë këtë sekuencë të re të jetës politike.

Ne e dimë se ai ka një konceptim të veçantë të demokracisë dhe mendon se kur një parti ka shumicën, ai nuk ka pothuaj nevojë të dëgjojë shumë pikëpamjet e partive minoritare.

Qysh prej katër apo pesë vitesh, vërehet gjithashtu një rrëshqitje autoritare shqetësuese nga ana e tij, madje një fillim i kultit të individit. E gjitha kjo është strukturuar me mënyrën e tij të qeverisjes. Megjithatë do të duhet që ai të ndryshojë krejtësisht mënyrën e procedimit, edhe nëse kjo do të jetë pambarimisht e komplikuar, njëkohësisht për arsye politike dhe arsye personale. Udhëheqës të AKP kanë evokuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme të cilat për arsye kushtetuese, megjithatë nuk do të mund të zhvillohen pa kaluar shumë muaj. Por të organizosh zgjedhje të reja do të ishte një mënyrë e keqe procedimi, duke u kthyer në mohimin e cilësisë së shprehjes demokratike të vullnetit të qytetarëve madje rezultati do të ishte i njëjti, madje akoma i ulët për AKP-në. Por nuk duhet nuk duhet harruar që kjo parti ka ende rreth 41% të votave. Nëse projekti i Erdoganit, dhe sidomos ai për ndryshime kushtetuese, nuk duket më të synohet, AKP është ende mjaft larg si forcë e parë politike në Turqi.

s.m./bota.al

Leave a Reply

Back to top button