Bota

A është Donald Trump-i i zgjedhuri i Zotit?

Të shpallësh Trump-in si “të zgjedhurin”, për më tepër, nënkupton se të gjithë udhëheqësit botërorë janë zgjedhur nga Zoti, përfshirë Vladimir Putinin, Xi Jinping dhe Ayatollah Khamenei. Të krishterët e vërtetë e dinë që bota jonë është “një mister i thellë” dhe që vetëm arrogantët mendojnë se e dinë “atë që Hyjnia ka në mendje”

A është zgjedhur Presidenti Trump nga Zoti për të udhëhequr kombin tonë? pyeste Jay Parini në CNN.com. Në një intervistë të fundit për Fox News, Sekretari i Energjisë Rick Perry tha se ai beson — dhe ia kish thënë Trump-it personalisht – se presidenti është “i zgjedhuri”, i dërguar për të realizuar vullnetin e Zotit. Ky besim është përhapur si “një virus i çuditshëm” midis mbështetësve të tjerë ungjillorë të Trump-it. Ata pretendojnë se Zoti shpesh përdor njerëz të papërsosur për të arritur qëllimet e tij, siç ishte mbreti biblik David, një shkelës kurore.

Si një i krishterë praktikues dhe bir i një ministri Baptist, unë megjithatë e konsideroj Trump-in si një zgjedhje të çuditshme për të përcjellë mesazhin e Jezu Krishtit, të dashurisë, faljes dhe vetëmohimit. Jezusi na kërkoi “të frenojmë zemërimin tonë, madje as të mos mbajmë mëri”. Ai këmbënguli se “nuk mund t’i shërbejë dy zotave, Zotit dhe parave”, dhe se “ne duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu si dëshirojmë që të na trajtojnë”. A ju tingëllojnë si Trump-i? Ai mishëron zemërimin, hakmarrjen, lakminë, pandershmërinë dhe egërsinë. Të shpallësh Trump-in si “të zgjedhurin”, për më tepër, nënkupton se të gjithë udhëheqësit botërorë janë zgjedhur nga Zoti, përfshirë Vladimir Putinin, Xi Jinping dhe Ayatollah Khamenei. Të krishterët e vërtetë e dinë që bota jonë është “një mister i thellë” dhe që vetëm arrogantët mendojnë se e dinë “atë që Hyjnia ka në mendje”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button