Shkence

A është formuar hëna nga Toka?

screen-shot-2016-09-28-at-11-35-50Shkencëtarët thonë se më në fund kanë gjetur provat të cilat tregojnë se hëna është formuar gjatë një përplasjeje miliarda vite më parë.

Ndërkohë që Toka mendohet se është formuar më shumë se 4.5 miliardë vite më parë, shkencëtarët besojnë se hëna është formuar miliona vite më vonë, pasi një objekt me madhësinë e Marsit u përplas me planetin e ri.

Ata thonë se një shtresë metalike dhe materiale të tjera thellë në brendësinë e Tokës, janë prova se hëna është formuar nga këto mbetje.

Hipoteza sugjeron se një planet i quajtur Theia u përplas me Tokën gjatë 100 milionë viteve të formimit të saj.

Përplasja ka shkaktuar që mijëra copëra të shkëputen nga korja, ndërkohë që Theia u bë pjesë e Tokës dhe Hëna u formua nga copëzat./tvklan.al

Leave a Reply

Back to top button