Bota

A është Franca në luftë?

French President Francois Hollande delivers a speech at the Versailles castle, west of Paris, Monday, Nov.16, 2015. French President Francois Hollande is addressing parliament about France's response to the Paris attacks, in a rare speech to lawmakers gathered in the majestic congress room of the Palace of Versailles. (Philippe Wojazer, Pool via AP)

Presidenti Hollande u kërkoi deputetëve që të miratojnë më shumë masa kundër ISIS. Ajo që nuk kërkoi: autorizimin për shpallje lufte

KRISHNADEV CALAMUR

“Franca është në luftë”, deklaroi Presidenti Hollande të hënën, duke iu drejtuar një seance të përbashkët të dy dhomave të parlamentit francez, vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku gjetën vdekjen 129 vetë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për sulmet, ndaj të cilëve Hollande është betuar për një përgjigje “të pamëshirshme”.

“Terrorizmi nuk do ta shkatërrojë Republikën”, tha ai të hënën, “sepse është Republika që do ta shkatërrojë terrorizmin”.

Në të vërtetë, avionët francezë kanë goditur Raqqan, qytetin sirian që shërben si kryeqyteti de facto i Shtetit Islamik.

Në fjalimin e tij të hënën, Hollande bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar mbi një reagim të përbashkët kundër terrorizmit; një zgjatje me tre muaj të gjendjes së emergjencës në vend, e cila u vendos që të premten, teksa sulmet ende nuk kishin përfunduar; një amendim kushtetues, me qëllim që vendi të mos ketë patjetër nevojë për gjendjen e emergjencës, me qëllim që të kundërpërgjigjet ndaj terrorizmit; kompetencën për t’u hequr nënshtetësinë franceze personave me nënshtetësi të dyfishtë që janë dënuar për terrorizëm: kontrolle kufitarë më të efektshëm për Bashkimin Europian; dhe rritje të financimeve për ushtrinë, policinë dhe forcat e sigurisë.

Ajo çfarë ai nuk kërkoi ishte autorizim për shpallje lufte, që parlamenti duhet ta japë, sipas Nenit 35 të Kushtetutës së Francës. Teorikisht, Hollande duhet vetëm të informojë parlamentin, në lidhje me një vendim për të ndërhyrë, brenda tre ditësh nga një ndërhyrje e tillë.

Hollande nuk ka patur drojë që të përdorë forcat franceze jashtë vendit: Ai dërgoi trupa në Mali në vitin 2013, për të goditur një degë të al Kaedës. Por nuk ka gjasa që Hollande të veprojë i vetëm kundër Shtetit Islamik.

Prej muajsh, Franca është përfshirë në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe më pas në Siri, si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA – në fakt, Shteti Islamik ia atribuoi sulmet, pjesëmarrjes së Francës në këtë fushatë. Dhe Franca ka mjete të tjerë diplomatikë dhe ushtarakë në dispozicion, për një aksion shumëpalësh kundër Shtetit Islamik. Një prej këtyre është Neni 5 i Aktit Themeltar të NATO-s – që thotë se një sulm ndaj një shteti është sulm ndaj të gjithëve – zbatimi i të cilit, do të detyronte pjesëtarët e tjerë të Aleancës, përfshirë edhe SHBA, që të nisin një reagim ushtarak të përbashkët.

Franca nuk e ka ndjekur ende atë qasje – ndonëse të paktën një prej kandidatëve presidencialë në SHBA, Marco Rubio, ka bërë thirrje pikërisht për këtë. Franca mund të shfrytëzojë edhe Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, që kërkon konsultime ushtarake mes anëtarëve të Aleancës. Hollande nuk e ka bërë as këtë.

Ai thotë se do të takohet me presidentin e SHBA, Obama dhe presidentin rus, Putin në ditët e ardhshme, për të formuar një “koalicion të bashkuar” kundër Shtetit Islamik. Edhe Rusia është përfshirë në luftën civile në Siri, por ajo po luftën në anën e presidentit Asad kundër Shtetit Islamik si dhe grupeve të tjerë të rebelëve, disa prej të cilëve mbështeten nga Perëndimi.

Siç e tha një këshilltar i Kremlinit në fundjavë, pas takimitmes Obamës dhe Putinit: “Dy udhëheqësit kanë objektiva strategjikë të përbashkët në luftën kundër Shtetit Islamik, por ata gjithësesi kanë dallime sa i përket taktikës”.

Ndoshta Hollande po shpreson që do të mundet të zvogëlojë këta dallime në lidhje me taktikën. /The Atlantic

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button