Bota

A është kjo ‘infermierja e maskuar’ e Hillary Clintonit?

screen-shot-2016-09-13-at-13-50-35Që pas atij ‘incidenti mjekësor’ më 11 shtator, rrjeti po zien nga spekulimet mbi shëndetin e kandidates demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton.

Disa foto tregojnë një grua misterioze, që i kontrollon kandidates demokrate pulsin, pikërisht pak përpara se ajo të filmohej duke mos e mbajtur këmbët.

Disa thonë se ajo është ‘infermierja e maskuar’ e Clinton.

Kandidatja demokrate thotë se është prekur nga pneumonia dhe po kurohet.

Rrjeti është i mbushur me spekulime se Clinton mund të ketë edhe dëmtime neurologjike.

Edhe më herët ka pasur spekulime, pasi Clinton pësoi një dëmtim në tru gjatë një rrëzimi para disa vitesh.

Nuk dihet se sa do ndikojë në fushatë ky moment, por disa media thonë se kjo është ndoshta ora e artë për republikanin Donald Trump.

Leave a Reply

Back to top button