Horizonti.al

A është qytetërimi një simulim? Elon Mask thotë se ka shumë të ngjarë

screen-shot-2016-09-20-at-14-20-25Si e dini që e gjithë jeta juaj nuk është vetëm një simulim kompjuterik? Kjo pyetje qëndron në bazë të një eksperimenti popullor mbi mendimin, por disa njerëz vendosmërisht besojnë se kjo është e vërteta. Elon Mask, president i kompanisë “Tesla Motors & SpaceX”, është njëri prej tyre. Mask shpreh bindjen që ne jemi më shumë gjasë personazhe të mundshme të disa qytetëremeve super të zhvilluara në një lojë kompjuterike.

“Ekziston 1shans në 1 miliardë që të ndodhemi në një në realitet bazik”- u shpreh Mask në Code Conference të këtij viti, një aktivitet mbi median dhe teknologjinë, ku ai qe një nga oratorët kryesorë. Ai theksoi se teknologjia po përparon sipas arsyetimit që qëndron pas besimit ndaj tij. Vetëm disa dekada më parë, lojërat tona video kufizoheshin tek ato të thjeshta si Pong-u. Sot, realiteti virtual është duke prishur kufijtë mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që simulohet, dhe Mask beson se kjo vijë ndarëse do të vazhdojë të zbehet aq shumë, sa që simulimet do të zhvillojnë ndërgjegjen e tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button