Your Life

A fsheh ky plazh-parajsë sekretin për një jetë të gjatë?

Nga Robert Howell

CNN

Screen Shot 2015-03-25 at 11.18.24 Screen Shot 2015-03-25 at 11.18.36Jose Guevara jeton me familjen në një fermë të vogël. Ai e ka kaluar shumicën e jetës duke ngarë kuaj dhe duke punuar në fusha, por sot ai lëviz me makinën e nipit të tij. Eshtë 105 vjeç. “Unë zgjohem në 6 të mëngjesit, pastaj marr ca misër dhe shkoj të ushqej pulat ose derrin”, thotë ai. “Unë ha, por jo shumë… zakonisht mish viçi, një copë të mirë derri, oriz dhe fasule – katër asortimente pa të cilat nuk kemi bërë asnjëherë në shtëpi, falë Zotit”.

Guevara jeton në në gadishullin Nicoya të Kosta Rikës. E bekuar me plazhe me rërë dhe pyll tropikal, kjo është parajsa e udhëtarëve. Është gjithashtu një zonë e identifikuar si“Zonë Blu” – një nga pesë pikat e nxehta rreth e rrotull globit, ku njerëzit sipas matjeve, jetojnë jetë më të gjata.

Dan Buettner udhëhoqi skuadrën që zbuloi në fillim Zonat Blu më shumë sesa një dekadë më parë. Bashkë me Nicoya-n, ai identifikoi Loma Linda-n, Kaliforni; Ikaria-n, Greqi; Sardenjën, Itali, dhe Okinavën, Japoni – secila prej tyre e zgjedhur sepse kishin zakone dhe stile jetese që ndihmojnë të krijojnë një ambient ku njerëzit mund të jetojnë të shëndetshëm, më gjatë.

Buettner në fillim vizitoi gadishullin Nikoya në 2006-ën, pasi demografët nga Universiteti i Kosta Rikës përcaktuan atë që dukej se ishte një zonë jetëgjatësie. Duke u mbështetur në regjistrat e saktë të lindjeve të vendit, ata ishin në gjendje të zhbironin në qytetet dhe fshatrat ku njerëzit jetonin më gjatë. Një studim i thellë derë më derë – i cili përfshiu marrjen e kampioneve të gjakut –  gjeti sëmundje kardiovaskulare të ulëta dhe ata zbuluan diçka të spikatur rreth gjatësisë së telomerit – biomarkerat (Treguesit biologjikë) gjenetikë që konsiderohen si tregues të mirë të plakjes.

Mos e streso organizmin

“Nicoyan-ët kanë telomerë më të gjatë sesa pjesa tjetër e Kosta Rikanëve – sidomos 90-99 vjeçarët dhe njëqindvjeçarët”, shpjegon Gilbert Brenes, i Qendrës Amerikane për Popullsinë. “Sa më i gjatë telomeri, aq më e gjatë jeta”.

“Disa shkencëtarë debatojnë se gjatësia e telomerit është një autorizim për stresin dhe ajo çfarë ne kemi gjetur është se njerëzit në Nicoya janë më pak të stresuar dhe kanë qënë më pak të stresuar gjatë gjithë jetës së tyre, sesa Kosta Rikanët e tjerë, dhe kjo ndihmon në jetëgjatësi më të madhe”, shton ai.

Veçmas nga mënjanimi i stresit, cili është sekreti i jetëgjatësisë së tyre? Askush nuk e di me siguri, por ka disa teori. “Nicoyan-ët në mënyrë specifike kanë një ujë që kalon përmes gurit gëlqeror dhe ka shumë përqindje të lartë në calcium dhe magnez”, thotë Buettner. “Kështu tamam fjalë për fjalë, mund të jetë paksa merita e ujit të tyre që janë të prirur të kenë më pak këmbë të thyera fatalisht – kockat e tyre priren të jenë më të forta”.

“Ata hanë shumicën e kohës një dietë të bazuar në bimë, ata jetojnë në fshatra ku çdo herë që shkojnë në punë, çdo herë që shkojnë në shtëpinë e një shoku, në kishë, kudo pra, u duhet të ecin – kështu ata shtyhen në një aktivitet fizik i cili e mban metabolizmin e tyre në një shkallë të lartë”.

Ai shton: “Ata priren të jenë njerëz të besimit – ne njohim njerëz të cilët i përkasin një organizate të bazuar fetare, nuk ka rëndësi se cilës, Myslimane, Çifute, Kristiane, ata jetojnë katër deri në 14 vite më gjatë sesa njerëzit të cilët nuk e kanë atë besim … kështu që është një lidhje, por ju do ta shihni atë shumë qartë në Kosta Rika”.

Kosta Rika shpenzon vetëm rreth një të dhjetën e asaj që Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për kujdesin ndaj shëndetit, e përsëri dy herë më shumë njerëz priten të arrijnë të shëndetshëm një moshë tek të 90-tat. Në fakt, një studim i Universitetit të Kosta Rikas gjeti se probabiliteti i një 60 vjeçari mashkull Nicoyan të bëhet njëqindvjeçar është shtatë herë më i lartë se ai i një mashkulli Japonez.

“Ky nocion që juve duhet të jeni i pasur që të jeni i shëndetshëm është komplet i gabuar dhe në Zonat Blu ne jemi duke e parë tërësisht jetëgjatësinë midis njerëzve, të cilët do të ishin teknikisht pothuaj nën vijën e varfërisë së SHBA-së”, thotë Buettner.

“Jetë e pastër”

Por jeta ka të bëjë me cilësinë si dhe sasinë, dhe duke mos bërë ndonjë gabim, jetëgjatët e Nicoya-s janë akoma duke iu gëzuar pasurive të jetës. Në një mbrëmje të mbajtur tani së fundi, Guevara dhe 23 njëqindvjeçarë të tjerë treguan se çfarë do të thotë të jesh i ri në zemër. Dr Fernando Morales Martinez, drejtor i Spitalit Kombëtar Geriatrik (Për Të Moshuarit), bëri një udhëtim prej 4 orësh nga kryeqyteti për mbledhjen historike. Ishte një mundësi për të dëgjuar dhe për të mësuar. “Unë u çudita me të gjithë përgjigjet e tyre, sepse ato ishin shumë llogjike – ata shpjegonin çdo gjë dhe ishin bisedues shumë të mirë. Mbeta me të vërtetë i mrekulluar”, tha ai. “Ajo që më mrekulloi mua më shumë ishte kjo zonjë 108 vjeçe e cila më kërkoi një vallëzim”.

Ajo zonjë 108 vjeçare ishte Maria Francisca Isolina Castillo. E njohur me përkëdheli si Panchita, ajo është banorja më e vjetër e Nicoya-s. Ajo jeton në një shtëpi modeste, dhe ka katër fëmijë, të cilët i kanë qëndruar pranë. Djali i saj më i madh, Pablo, është 92 vjec. “Duke u kthyer pas gjatë ditës ne hanim kafshë të egra – drerë, brejtësa, derra të egër – kafshë nga natyra dhe të pa injektuara me ndonjë gjë”, thotë Castillo.  “Tani pothuaj çdo gjëje që ti ha i është injektuar ndonjë gjë. Kjo është arsyeja pse të gjithë janë kaq dembelë sot!” bën shaka ajo.

E qeshura është një element tjetër i rëndësishëm në jetëgjatësinë e Zonës Blu, dhe një pjesë e madhe e asaj që Kosta Rikanët e quajnë “pura vida” – jetë e pastër.

Ashtu siç e përkufizon Brenes: “Pjesë e sekretit në Kosta Rika është të qeshësh dhe të buzëqeshesh… motivi i ‘pura vida’ tregon se është pjesë e saj – përpiquni të jeni i lumtur!”

e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button