Horizonti.al

A ishte Princi Albert, Xhek Rrjepësi?

Screen Shot 2016-08-29 at 18.57.28Identiteti i Xhek Rrjepësit, vrasësit të grave që terrorizoi Londrën në vjeshtën e vitit 1888, është ende i panjohur, edhe pse dhjetëra njerëz, pak a shumë të mundshëm, kanë qenë të dyshuar si “monstra i Uajtçapëllit”, sikurse dhe është e njohur nga kronikat e më shumë se një shekulli më parë. Në vitin 1970, mjekut në pension Tomas Stouell, i shpëtoi një deklaratë e cila shkaktoi një tronditje të madhe:sipas figurës së shquar të mjekësisë, pas siluetës dhe thikës së Xhek Rrjepësit nuk qëndronte askush tjetër përveç Princit Albert Viktor, nipi i Mbretëreshës Viktoria.

Por çfarë do ta shtynte princin e ri të shndërrohej në një vrasës brutal? Sipas Stouell, prapa zemëratës dhe mizorisë së madhe, duket se qëndronte një dëshirë e pashueshme për hakmarrje kundër atyre që në mendjen tanimë të errët të princit, qenë përgjegjëset e vërteta dhe të vetme për sëmundjen e tij, sifilizin, të marrë gjatë shkuarjes me prostitutat në lagjet më të varfra të kryeqytetit.

Siç mund të pritej, deklaratat e Stouell shkaktoi një breshëri kritikash ndaj tij, dhe pas publikimit nga gazeta “The Times” të të dhënave zyrtare të vetë oborrit mbretëror mbi itinerarin e të afërmit të tyre, që tregonin se në fakt ai nuk kishte shkelur kurrë në atë zonë të inkriminuar, mjeku i njohur u detyrua të kërkojë zyrtarisht falje para se të vdiste jo shumë kohë më pas, pas një ataku në zemër.

Pra dyshime të zhdukura? Jo tamam, pasi misteret mbi figurën e pasardhësit të ri të kurorës, nuk u davaritën kurrë plotësisht. Nuk është rastësi që filmi i vëllezërve Hjuxh “Historia e vërtetë e Xhek Rrjepësit (2001), me protagonizmin e jashtëzakonshëm të Xhoni Dep në rolin kryesor, është i bazuar mbi këtë tezë shumë të diskutueshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button