BotaMAIN

A janë burimet e mëdha natyrore të Ukrainës, arsyeja e vërtetë e pushtimit rus?

Business Today Desk

Ukraina është shndërruar në fushëbetejën kryesore të konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit. Pozicioni gjeostrategjik i këtij vendi, e ka bërë atë shumë të ndjeshëm ndaj konfliktit më të gjerë dhe në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Perëndimit.

Si një tampon midis dy blloqeve konfliktuale, Ukraina është përballur me zgjedhje shumë të vështira gjatë dekadës së fundit. Rusia është kundër pranisë së NATO-s në kufijtë e saj, një pozicion ky që për të është i panegociueshëm.

Por qeveria aktuale e Ukrainës, dëshiron jo vetëm të anëtarësohet në NATO, por edhe të jetëpjesë e Bashkimit Evropian. Edhe pse pjesa më e madhe e luftës është ushtarake dhe strategjike, historia nuk përfundon këtu. Ekonomia e Ukrainës dhe burimet e saj të mëdha natyrore, janë gjithashtu motive shumë të rëndësishme në këtë konflikt.

Ukraina ka rezervat e dyta më të mëdha të njohura të gazit në Evropë,rreth 1.09 trilion metra kub gaz, pra pas burimeve të njohura të Norvegjisë prej 1.53 trilion metra kub. E megjithatë, Ukraina varet ironikisht nga importet e gazit, dhe kjo sepse Bashkimi Sovjetik nisi në vitet 1970 nxjerrjen e gazit në një shkallë të gjerë në rajonin e Siberisë.

Kësisoj pjesa më e madhe e kërkimit dhe prodhimit të gazit është e transferuar në Rusi, ndërsa burimet e gazit në Ukrainë mbeten të pashfrytëzuara. Aktualisht, Rusia furnizon 4050 për qind të gazit që konsumon sot Evropa nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1, si dhe rrjetit tranzit ukrainas.

Por përveç gazit natyror, Ukraina është e pasur me minerale si hekuri, qymyri, titani dhe lëndë të tjera të para jo metalike. Ai është ndër vendet e para në botë për rezervat e titanit, hekurit dhe lëndëve të para jo metalike. Prandaj, nuk është për t’u habitur që pushtimi rus iUkrainës, do të ketë një efekt të madh në sektorin e qymyrit dhe energjisë elektrike.

Ukraina ka 5 për qind të gjithë burimeve natyrore dhe minerale të tokës. Xeherorët si hekuri, titani dhe lëndët e para jo metalike përbëjnë disa nga eksportet kryesore të këtij vendit, dhe po kështu edhe minerali i hekurit (3.36 miliardë dollarë), misri (4.77 miliardë dollarë), hekuri gjysmë i gatshëm (2.55 miliardë dollarë) dhe vajrat nga farat e lulediellit ( 3.75 miliardë dollarë), të cilat eksportohen kryesisht në Kinë (3.94 miliardë dollarë), Gjermani (3.08 miliardë dollarë) dhe Itali (2.57 miliardë dollarë), Poloni (2.75 miliardë dollarë), dhe në Rusi (4.69 miliardë dollarë).

Në vitin 2019, Ukraina ishte eksportuesja e pestë më e madh e mineralit të hekurit në botë, dhe po atë vit minerali i hekurit ishte produkti i tretë më i eksportuar. Litiumi dhe titani janë disa nga metalet e çmuara sot në botë.

Territoret separatiste të Ukrainës në rajonin e Donbasit, kanë burime të bollshme natyrore të këtyre 2 metaleve, duke i dhënë rajonit një peshë ekonomike shumë të madhe për të ardhmen. Rezervat më të mëdha me litium në Ukrainë, janë të përqendruara në rajonin Zaporizhzhia (zona Kruta Balka), Donetsk (fusha Shevchenkivske) dhe Kirovohrad (fusha Polokhivske, zona Dobra).

Ndonëse në zonë nuk po kryhet asnjë aktivitet minerat, minierat në Dobra dhe Donetsk janë bërë shkas për një rivalitet të ashpër kompanise kineze “Chengxin” dhe disa kompanive evropiane për t’i shfrytëzuar këto zona.

Mos harroni se kimikatet e litiumit, janë përbërësi kryesor i baterive të automjeteve elektrike (EV). Dhe shumica e kompanive të prodhimit të automjeteve, po shohin se ku mund të shfrytëzojnë rezervat e litiumit në të gjithë botën.

Sipas disa studimeve, deri në 20 për qind të rezervave të vërtetuara botërore të xeheve të titanit ndodhen në Ukrainë. Kina ishte vitin e kaluar importuesja më e madh e xeheve të titanit nga Ukraina. Rusia renditej e dyta (15.3 për qind), dhe Turqinë e treta (14.5 për qind).

Industria e vetme që mund të ndikohet më shumë nëse përshkallëzohet më tej konflikti Ukrainë-Rusi, është industria e avionëve, sepse titani është një element i rëndësishëm që përdoret në prodhimin e aeroplanëve.

Në një deklaratë të datës 31 janar, kompania “Boeing” tha se tensionet në Ukrainën pokrijonin një “klimë të pafavorshme” për biznesin e saj. Por pushtimi rus i Ukrainës do të frenojë shumë nga eksportet e kësaj të fundit, gjë që do të krijojë një krizë të sigurisë ushqimore, pasi Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe misrit.

Eksportet e grurit, janë shtylla kryesore e ekonomisë ukrainase. Pjesa më e madhe e misrit dhe grurit që prodhohet në vend, është e destinuar për vendet në Afrikë dhe Azinë Perëndimore, të cilat varen shumë nga importet për artikujt ushqimorë.

Mbi 50 për qind e dërgesave vjetore të misrit dhe grurit të Ukrainës shkojnë në Afrikë apo Lindjen e Mesme. Për këto arsye SHBA-ja dhe Evropa mund të përpiqen të sigurojnë animin e Ukrainës drejt Perëndimit. Por a do ta lejojë këtë Rusia?

SHBA-ja ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj autoritetit të Rusisë në Evropë, dhe ndikimi i kësaj të fundit vetëm sa do të forcohet me pushtimin e Ukrainës, sidomos në Ballkan, dhe nërast se do të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve globale.

Megjithatë, Ukraina, e cila ka mbështetjen e SHBA-së, mund të lulëzojë dhe të përfitojë nga burimet e saj natyrore. A mund të jetë ky preteksti i SHBA-së për të konkurruar me Rusinë? Ndërsa Evropa varet nga gazi natyror rus, SHBA-ja po përpiqet të jetë një furnizues më i madh i gazit natyror të lëngshëm (LNG), edhe pse çmimi i tij do të ishte dukshëm më i lartë se ai i gazit rus.

SHBA-ja do të synojë të pengojë Rusinë që ta dominojë Evropës nëpërmjet varësisë energjetike, dhe asaj që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti “përdorimi si armë i ngrohjes”, duke kontrolluar gazin gjatë muajve të dimrit, kur Evropa ka nevojë shumë për Rusinë për të garantuar ngrohjen për qytetarët e saj.

Për më tepër, lëndët djegëse fosile nuk janë të pafundme, gjë që do të thotë se Rusia duhet të gjejë burime shtesë të gazit natyror. Dhe Moska nuk ka nevojë të shkojë më larg sesa Ukrainafqinje..

Pavarësisht gjithë pozicioneve strategjike, për Rusinë dhe Perëndimin, Ukraina e së ardhmes është një burim madhor i burimeve natyrore të paprekura dhe të pashfrytëzuara. Një pikëmbështetje në këtë vend, do të nënkuptonte një shtysë të fortë ekonomike, siguri energjetike dhe një pozitë fortë dhe të sigurt në aspektin strategjik.

Back to top button