Shkence

A janë kafshët të ndërgjegjshme?

Screen Shot 2016-06-22 at 09.09.16

A është vetëm një atribut i njeriut vetëdija se cilët jemi dhe çfarë mendojmë? E vështirë për t’u përgjigjur. “Shumë specie janë të afta për veprimtari komplekse njohëse, si ndërtimi apo numërimi, por kjo s’do të thotë automatikisht se ato janë të vetëdijshme mbi atë që bëjnë”- thotë Xhorxho Valortigara, drejtor i qendrës së mendjes dhe trurit (Cimec), Universiteti i Trentos.

Pasqyra

Një nga eksperimentet e para për të hetuar vetëdijen e kafshëve ka qenë testi i pasqyrës, i zhvilluar nga psikologu Gordon Gallup në vitet 1970 tek shimpanzetë:eksperimenti kishte të bënte me ngjyrosjen e një pjesë të vogël të trupit të kafshës, nën anestezi, dhe verifikimin nëse kur kafsha të zgjohej do të reagonte apo jo para pasqyrës (ku tashmë ishte mësuar të shihej), për të parë nëse e pranon njollën e pikturuar në trupin e saj.

“Një shenjë, në mos e ndërgjegjes, të paktën e vetë-vetëdijes”- saktëson Valortigara. Shimpanzetë e kalojnë testin:e njohin ndryshimin. Dhe habiten me njollën. Ashtu si edhe majmunët e tjerë të mëdhenj (bonobos, orangutangët dhe gorillat). E njëjta gjë edhe për delfinët, elefantët dhe laraskat (fëmijët e kalojnë testin rreth moshës 18 muaj). Ndërkohë macet, përballë pasqyrës reagojnë sikur të shihnin një rivale. Ka gjasa që kafshët e tjera kurrizore ose jo të pajisur me tru kompleksë (si oktapodët apo bletët) të kenë “vetëdije”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button