Mistere

A jemi duke jetuar në një simulim? Një hologram?

Eshtë një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje. Shumë njerëz kanë sugjeruar se, cilido qytetërim me inteligjencë të lartë me teknologji, do të ndërtojë kompjutera që janë më të shpejtë e të fuqishëm, duke krijuar kështu simulime gjithnjë e më të sofistikuar, si dhe duke përmirësuar aftësinë për ta bërë këtë me një ritëm fenomenal.

Pra, a mundet që shumica e qytetërimeve të jenë pjesë e një simulimi të sofistikuar?

Teknikisht, po. Vetë simulimet tona janë thjeshtë të mahnitshme. Ne kemi modeluar me saktësi universin nga 300 000 vite pas Big Bangut e deri në ditët e sotme, duke rregulluar ndërveprimet e ndryshme të materies së zezë, energjisë së zezë dhe formimit të galaksive, për të nxjerrë një univers shumë të ngjashëm me atë që jemi në gjendje të vëzhgojmë sot (por vetëm në shkallë të madhe).

Dhe nëse ne do të ishim duke jetuar në një simulim, do ta kishim të pamundur ta dinim. Në programim do të merreshin parasysh të gjithë kufizimet e sistemit kompjuterik? Cila do të ishte domethënia e kësaj për natyrën e ekzistencës, mendimit, ndërgjegjes? Ky është diskutim për një tjetër pyetje. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button